Kryetari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tropojës, Egzon Bashkurti ka reaguar në lidhje me fitoren historike të PS-së në këtë bashki.
Bashkurti tha se kandidati Rexhë Byberi, fitoi falë punës së bërë në krye të bashkisë gjatë 4 viteve që ai ishte në pushtet. Kreu lokal i PS shtoi se Tropoja zgjodhi këtë herë zhvillimin dhe jo kandidatët politikë.
Tropoja më në fund zgjodhi zhvillimin dhe jo figura politike që në vijimësi kanë marrë vota dhe kanë përdorur Tropojën për interesat e tyre politike. Tropoja zgjodhi zhvillimin”, tha Bashkurti.