Në një sallë të rrëmujshme Kuvendi, Sali Berisha u zotua edhe njëherë se parlamenti nuk do të vijojë punën e tij normalisht nëse opozita nuk rifiton të drejtat e saj që i cakton Kushtetuta.
Ish-kryeministri premtoi se nuk do të ketë një kthim pas nëse nuk mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore dhe caktimin e përfaqësuesve të opozitës në komisionet parlamentare.
“Mazhoranca e tmerrua nga opozita. Kjo nuk është një çështje mes deputetëve. Kjo është një cështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese. Ne o rikthejmë Kushtetutën dhe nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore është themelore. Opozita ka të drejtë për të ushtruar veprimtarinë ligjvënëse.
Kjo bandë mban në sirtar ligjin për minimumin jetik. Janë hajdutët që nuk e lënë këtë ligj të miratohet. Nuk lejojnë dhjetëra ligje të tjera. Kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj socialistët dhe qytetarët pa parti se kjo që po bëjmë është në interes të qytetarëve. Ç’të drejtë keni ju për t’i emëruar ju opozitës përfaqësuesin? Kur ka ndodh kjo? Në krye kanë dalë Begot, Bajrat, Çelajt”, tha Berisha.
/f.s