• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “hodhi në erë” Bashën dhe negociatat me Ramën

by Flogert Muça
06/04/2017 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça*

Kur dukej sikur kriza politike s’po gjente dot zgjidhje edhe prej mungesës së përgjigjes nga ana e Bashës për një takim me Ramën, sinjalin e parë nga opozita e ka lëshuar lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sot nga çadra të cilën Berisha e ka braktisur dhe që e përdor vetëm për të mbajtur fjalimin e munguar të së enjtes në Parlament, ai ka bërë një hap prapa në kërkesat e opozitës. Sot Berisha ka bërë një hap drejt Kushtetutës, kur tha se “qeveria Rama duhet të rrijë deri në 18 qershor në pushtet”. Pas kësaj fjalie natyrisht që Berisha shtoi edhe “qeverinë teknike”, sepse nuk mund ta thoshte përnjeherësh që PD duhet të tërhiqet nga kërkesat absurde për shkeljen e Kushtetutës për kapriçot e saj. E gjitha kjo jo sepse Berisha është ndonjë dashnor i madh i Kushtetutës, pëkundrazi është shkatërruesi dhe shkelësi më i madh i saj, por lepuri fle gjetiu. Por, gjithësesi thelbi i asaj që tha Berisha sot është shumë domethënës.

Ai sot u tërhoq sepse ka frikë dhe e di fort mirë se e kundërta do të ishte shkatërrimin final i PD-së. Berisha e hodhi në erë Bashën, teksa ky i fundit përgatitej të negocionte me Ramën. Berisha ja rrëzoi të gjithë skenarët Bashës, sepse ai e di fort mirë se mospjesmarrja e PD-së në zgjedhje është vetëvrasje për PD-në. Ai e di poashtu se zgjedhjet nuk mund të shtyhen edhe pse e artikuloi për kortezi të atyre që kishte rreth e qark. Ai e di se qeveria nuk mund të zhbëhet se kështu do PD, as nga presionet e Bashës e Nikut. Mbi të gjitha, më shumë se Berishës nuk i dhimbset askujt brenda asaj partie PD-ja. Sepse, mir-keq, ajo parti dhe Sali Berisha janë e njëjta gjë.

Kjo në fakt ishte një gjë e pritshme nga Berisha i cili ka artikuluar gjithë kohës që Basha delironte në çadër, se PD do të hyjë në zgjedhje. Poashtu ai pas një takimi që pati me ambasadorin Lu para pak ditësh, në njoftimin për mediat nuk citonte askund fjalët “qeveri teknike” apo “shtyerje të zgjedhjeve”. Sepse ai ka frikë dhe e di fort mirë se kjo nuk është thjeshtë anti-kushtetuese, por ç’është më e rëndësishmja, është e pamundur dhe e papranueshme nga Rama. Ndaj ai sot i dha një shuplakë Bashës dhe hodhi në erë negociatat e tij me Ramën.

Deklarata e Berishës sot ishte nga ato që japin mesazh të qartë për politikanët që luajnë kartat. Doktori ka qenë dhe është edhe vetë i tillë dhe si i tillë, e nuhat rrezikun që mund të sjellë amatorizmi i Bashës, i cili mesa duket i ka dalë nga zemra.

Të detyrosh të fusësh opozitën e Bashës në zgjedhje është ç’njerëzore, sepse nuk ka asnjë alternativë për t’i ofruar publikut dhe e ka humbjen të sigurtë si vdekjen, por gjithësesi Berisha e di se kjo është më mirë se asgjesimi final i PD-së me bojkot zgjedhjesh. Ndaj dhe sot nuk ja përtoi duke folur si një kryetar partie, të cilit i dhimbset partia.

Mesazhi i Berishës sot mbetet gjithë ditën një hap drejt Kushtetutës dhe shumë hapa më afër hyrjes në zgjedhje të PD-së. Dhe kjo, jo sepse Berisha është dashnor i Kushtetutës, por sepse është padyshim njeriu që i dhimbset më shumë se kujtdo Partia Demokratike. E cila në dorën e të rinjve që e ka lënë, po bën çdo ditë e më tepër poshtë e më poshtë, duke rrezikuar seriozisht asgjesimin e saj përfundimtar. Sot ai Bashën e rrëzoi përfundimisht, teksa ky i fundit po përgatitej të negocionte me Ramën.

Next Post
Jetëshkrimet e deputetëve tanë, dje dhe sot!

Jetëshkrimet e deputetëve tanë, dje dhe sot!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In