Pasditen e sotme Sali Berisha ka publikuar një foto të kryeministrit Rama në një aeroport duke kryer procedurat.
Ish-kryeministri thotë se ndaj Ramës është bërë një kontroll special nga autoritetet policore të kufirit të Mbretërisë së Holandës.
Por denoncimi i Berishës rezulton blof, pasi kjo është një foto e vjetër e publikuar në 2017.
Asokohe, në 26 korrik, Berisha publikonte të njëjtën foto që ka publikuar sot dhe akuzonte se bllokua në aeroportin e një vendi të BE-së.