• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha hap profil në TikTok: Teknologjia është pasioni im

by Java News
13/10/2022 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar një tjetër rrjeti social. Tashmë ai ka hapur edhe TikTok, një rrjet social që do të shërbejë si hapësirë komunikimi.

Në videon e tij të parë në TikTok, Berisha vlerëson rritjen e teknologjisë.

Ndërsa shprehet se mundësia për të rinjtë në fushën e teknologjisë është një nga pikat kyçe në programin e Partisë Demokratike.

Sali Berisha thotë se të rinjtë shqiptarë kanë aftësitë për ta shndërruar vendin në një qendër teknologjike të Europës.

Por për të arritur këtë ka një sfidë, thekson Berisha, që sipas tij është largimi nga pushteti i mazhorancës socialiste.

“Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar TikTok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali, që jep përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë i imi teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internetit, kriptoteknologjisë, inteligjencës artificiale.

Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në zyrat qendrore të Apple dhe kompanive të tjera të mëdha high tech. Kurse këtu ai tjetri thotë se punë ka por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe PD do të përcaktojë objektiv kryesor të programit të saj vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptare, me besimin më të madh, se ju të rinjtë e vendit do ta çoni përpara këtë revolucion dhe me mendjen e energjitë tuaja, mund të shndërroni Shqipërinë në një ‘Silicon Valley’ të Europës dekadën që vjen.

Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend se të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni, ndaj dhe ju ftoj le të bashkohemi në forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju këtu në Shqipëri të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj”, thotë Sali Berisha.

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound – Sali Berisha

Next Post
Doli nga rruga me motorr, 42-vjeçari humb jetën në aksin Kardhiq-Delvinë

Aksident tragjik në Tepelenë, i riu merr përpara me makinë të moshuarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

Zbatimi i amnistisë penale, ILD inspektim tematik te Gjykatat dhe Prokuroritë për përfitim të drejtë

February 6, 2026
Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

February 6, 2026
Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

February 6, 2026
Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

February 6, 2026
Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave

“As ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD, është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme”, Çupi: Filozofia e Berishës është dhuna

February 6, 2026
Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

February 6, 2026
Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

February 6, 2026
“Fokusi im letërsia”, Ben Blushi: Nuk besoj se kthehem më në politikë

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

February 6, 2026
“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

February 6, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In