• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, fundi pa lavdi!

by Java News
13/09/2021 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enxhi Hoxha

Njeriu mund të dimensionojë veten në vrapin e trajektores së ëndrrave, mund të stimulojë mekanizma emocional për projektimin e tij në majë, mund të investohet pakursim për një mision jetik vetjak, por s’mund të bëhet kurrë, çfarë nuk është i destinuar të jetë. Ky është rasti i Lulzim Bashës, politikanit që s’mund të jetë lider. Mbrëmjen e errët të 9 Shtatorit, një vendim stuhi lëshoi copëza të akullta mbi selinë blu, strehën pa çati të demokratëve ku breshëria e disfatave nuk po kursehet, ndonëse riciklimi i zhgënjimeve është tepër i rëndë për supet embrionalo-politike të Bashës.  Ai tentoi marrjen e një akti moral e ligjor, por harroi se është peng i së shkuarës, asaj që e mori nga Hollanda per t’i dhënë post ministror, që i dhuroi partinë, që i fali ulësen e kryetarit, që i bënte prudencën në çdo lëvizje dhe e udhëzonte pafajësisht qorrazi. Të shkuarës, me emrin Sali Berisha, të cilën e dorëzoi, e mohoi, e tradhëtoi, e përdhosi, e përjashtoi. E kjo, ishte surprizë e hatashme për Berishën, makth i paparashikuar ku besimi iu kthye në boomerang pabesie nga foshnja e tij politike. Hiç më pak, nga çfarë kishte bërë ai me të tjerët!

Sali Berisha e kishte kurdisur kukullën me planifikim shumëvjeçar për këtë momentum, decisiv të fatit të tij politik, çast drithërues që ia zhvesh cipën e vlerës fasadë, që e indukton të lexojë në sy të vërtetën prej së cilës ka 30 vite në arrati. Sali Berisha është autori i kultivimit të regresit në Shqipëri, rrëmbyesi në trajtë represive i organeve të drejtësisë, katalizatori i mbajtjes peng e ecjes pas në shinat e prosperitetit, njeriu që bëri gjithçka për jetëgjatësinë e luftës në emër të pushtetit, arkitekti i lidershipit komunist në epokën e demokracisë. Një përgjim i Spartak Ngjelës, në vitin 2006 brenda mureve të udhëheqjes qendrore, ishte dëshmi në murin e së vërtetës, për mënyrën sesi Berisha qeveriste vendin. Tejet qesharake, e trishtë, e turpshme, vrastrare për demokracinë, të dëgjoje urdhrin absolut të tij në kërkesën drejtuar z.Ngjela për t’u dorëhequr. Berisha ushtronte presion të frikshëm, mësuar në vitet ku udhëheqja shpirtërore e emëroi në pozicionin e sekretarit të Enver Hoxhës, por me ndryshimin e vetëm, ai nuk kishte burrërinë të komunikonte publikisht shkarkimin e Spartak Ngjelës, sepse qasja komuniste s’duhej të shfaqej në vitrinën e demokracisë. Ai gëzonte pushtet absolut përmes induktimit të frikës së shkarkimit, heqjes së kompetencave e përjashtimit prej grupit parlamentar. Kjo e fundit ishte taktikë fatale për deputetët e bindur rishtazi, ndaj as nuk tentonin t’i kundërviheshin politikave të tij zhgënjyese për ardhmërinë e vendit, ata e njihnin mirë Sali Berishën dhe fundin që ua servirte me rrjetin e tij enverist. Ç’ke bërë do të të bëjnë, thonë o Sali! Ti nuk e besove derisa e pësove, pikërisht nga pjella dështake e kupolës tënde.

Kur muaj më parë, kandidatët potencial për postin e kryedemokratit, adresonin publikisht pabarazinë e garës, parregullsinë e procesit, favorizimin e zhurmshëm të Lulzim Bashës dhe shkeljen e faktuar të statutit të partisë, Berisha zgjodhi heshtjen. Atij, fare qartë, nuk i interesonte zvetënimi i demokracisë së partisë, por lidershipi që do t’i ofronte avokati ekstreme në duelin me SHBA-në, prandaj riciklonte Bashën çdo katër vite. Në këtë fund pa lavdi, Basha zgjodhi ta braktiste, pragu i interesave vetjake ia bëri kurban babain politik. Shumë e kanë gjykuar, por pa e kuptuar se teknika e eleminimit të gjithëkujt që shfaqet si pengesë, ishte leksion i lexuar në librin e të bërit politikë, me autor Berishën.

Lulzim Basha, me video-deklaratën për shtyp të 9 Shtatorit, lexoi lajmërimin e varrimit politik të Sali Berishës. Mosmirënjohja e tij reflektohej në sytë plot zhgënjim të Berishës, i cili as në projeksionet më të largëta nuk e kishte kalkuluar fundin nga të vetët. Ai nuk vonoi të villte mllefin në çdo ekran, teksa e cilësonte si pabesi, paburrëri, pafytyrësi, vendimin e Bashës. Urrejtja e tij nuk kurseu as deklaratën se Basha nuk e risjell kurrë PD-në në pushtet. Berisha nuk ka më filtra, sepse nuk ka çfarë të humbi. Ai refuzon ta pranojë, por e di se ky është fundi pa lavdi!

Next Post
Tragjike/ Dhëndri i hedh acid vjehrrës: Nëna e nuses u përpoq të më përdhunonte

Tragjike/ Dhëndri i hedh acid vjehrrës: Nëna e nuses u përpoq të më përdhunonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In