• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, frikë nga verifikimi i firmave: Do t’ia dorëzojmë Palokës, të ruhet privatësia! Askush s’ka të drejtë t’i shohë!

by A R
10/11/2021 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha tha sot se 4200 firmat e delegatëve që ka mbledhur do t’ia dorëzojë Edi Palokës, nën cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Ai tha se ndërkohë që nisma e tij po avancon, peng-kryetari s’e ka mbledhur akoma Kryesinë.

Berisha kërkoi që të ruhet privatësia e atyre që kanë firmosur, pasi në formularë ka të dhëna personale.

“Vetëm Kuvendi mund t’i vërtetojë firmat dhe formularët. Këto pastaj do të transferohen të mbrojtura në zyrën e Palokës dhe ditën e Kuvendit do të jenë në sallën e Kuvendit të PD’” – tha Berisha.

Ai shtoi se askush s’mund t’i verifikojë firmat, por mund të vërë në dispozicion një karrige në Kuvend ku të krahasohen LIVE të dhënat e formularit me delegatin që voton në Kuvend.

Ne menyre direkte Berisha tha se:

“Në këto janë kam pasur fatin e madh së bashku me bashkëpunëtorët, të takohem me dhjetëra mijëra demokrate e demokratë. Kam konstatuar vendosmërinë e tyre për tu ngritur, besimin se vota e lirë janë themeli i rindërtimit të PD. Delegatët e Kuvendit kombëtar firmosën masivisht formularin e dorëzuar për të thirrur ditën e themelimit të PD, Kuvendin, e rithemelimit apo si të duani quajeni, por që do të bëjë opozitën më vigane që ka pasur ndonjëherë. Në respekt për publikun, këtu kemi sjellë 4200 formularë e 4200 delegatëve të Kuvendit të PD, nga 1800 që është detyrimi Staturor për të thirrur këtë Kuvend. Por pse shkuam kaq shumë, dhe vazhdojnë firmat, për të respektuar vullnetin e shumicës.

Këtu kemi një shumicë jo vetëm të PD-së, por de facto të Shqipërisë. Grupi përfaqësues i frimëtarëve ka vendosur që këto formularë historikë të rithemelimit të pluralizmit politik ti depozitojë në selinë e PD, të kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, z.Edi Paloka. Do thoni pse kjo përzgjedhje? I vetmi institucion apo forum Brenda saj i konstituar pas Kuvendit është Këshilli Kombëtar. Vetë kryetari nuk ka mbledhur akoma Kryesinë e PD-së. Këshilli Kombëtar është forumi më i lartë pas Kuvendit, është konstituar dhe ka bërë një mbledhje. Verifikimi i mandateve sipas rregullit të cdo Kuvendi bëhet dhe ju lutem ta fiksoni mirë, bëhet vetëm nga Kuvendi. Vetëm Kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin”./javanews/a.r

Next Post
Merrte 50 euro për pasaportë vaksinimi fallso, shoqerohet në Polici mjekja nga Lushnja

Merrte 50 euro për pasaportë vaksinimi fallso, shoqerohet në Polici mjekja nga Lushnja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In