Ish kryeministri Sali Berisha, është shprehur se opozita nuk ka asgjë kundër Arta Markut, Kryeprokurores të zgjedhur dje mes dhunës dhe flakadanëve. Por Berisha shtoi se kryeprokuror i vërtetë është zgjedhur Edi Rama që sipas tij ka për qëllim të mbyllë dosjet e tij në Prokurori. Berisha, në studion e emisionit 360Gradë shprehu edhe respektin për Arta Markun dhe familjarët e saj.
“Me Arta Markun, ne nuk kemi asgjë, me Arta Markun për ne është Edi Rama që do të mbyllë dosjen Tahiri se është dosja Edi Rama. Po por thonë që Arta Marku është një demokrate, a e bleu qeveria atë? E shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur respektin më të madh nënës së saj, familjarëve të saj dhe për të, por dje është zgjedhur kryeprokuror Edi Rama. Kjo është vrasja më e madhe që i është bërë drejtësisë“, u shpreh Berisha.
a.ç