• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha flet nga dritarja e katit të 8-të: Jam një misionar. Nga ky ballkon fillon shpresa e fitorja. Më arrestoi mua…!

by Java News
12/01/2024 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Berisha ne fjalen e tij para mbeshtetesve te pakte poshte dritares se shtepise se tij ku po mbante fjalimin e pernatshem, deklaroi tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjuan demonët e etërve të tij xhelatë, arrestoi 38 mijë shqiptarë brenda 1 viti

Berisha: Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ju, që mblidheni çdo natë në këtë rrugicë, si simbol shprese, guximi si inkurajim për çdo shqiptar. Si misionar të vërtetë të një beteje të re, pa kthim, jetike dhe vendimtare për çlirimin e këtij vendit nga diktatura e aleancës me krimin, drogën dhe korrupsionin.

Tek flas sot para jush, dëshiroj të ftoj çdo shqiptar, shqiptare kudo që ndodhet të shtrojë vetes një pyetje; si arritëm ne gjatë këtyre 10 viteve, si arritëm ne, kombi që vuajti sa as një komb tjetër në Europë nga diktatura më e egër e kohërave, të biem përsëri pas 32 vitesh në një diktaturë të re.

Si arritëm ne që dorëzuam 10 vite më parë pushtetin me votën e shqiptarëve, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, anëtarësuam Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe morëm vendimin për statusin e kandidatit. Si arritëm ne që dolëm nga honet e varfërisë dhe mjerimit në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Si arritëm ne, njerëzit nga më të varfrit dhe të keqpaguarit në Rajon dhe Europë te jemi ndër më të mirëpaguarit në Europë.
Si arritëm ne pas gjitha këtyre në 10 vite të zhytemi përsëri në tmerrin e një diktature të re.
Ftoj shqiptarët të shtrojnë një pyetje edhe një herë; çfarë arme përdori Edi Rama për të zhytur këtë vend në shtypje, për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.

Ai përdori armën që kanë përdorur të gjithë diktatorët në të gjitha kohërat, ai përdori armën që etërit e tij e përdorën mbi shqiptarët, ai përdori armën e frikësimit të qytetarëve.

Të dashur miq!

Rikujtoni pak se si ky person, pasi erdhi në pushtet, kalonte nga studio në studio televizive me hekura në dorë, duke bërtitur se do të bëjë shtet. Mos harroni se si para syve tanë arrestoi në 1 vit, 38 mijë shqiptarë në tërësi për çështje civile, që nuk arrestohen kurrë në një vend të lirë.

Tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjuan demonët e etërve të tij xhelatë. Tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjua famëziu Koleka, që ekzekutonte inteligjencën teknike shqiptare si armike të partisë, për pushtetin e tij dhe Enver Hoxhës.

U zgjua Koleka i cili firmoste ekzekutimin e poetëve të pavdekshëm, me dorën e tij të zezë, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekës.

U zgjua xhelati tjetër i kollarisur dhe me kostum që të dukej xhentelman, xhelati Kristaq Rama që firmoste varjen publike në litar të kundërshtarit Havzi Nela.

Të gjitha këto miqtë e mi, vetëm e vetëm për të eliminuar kundërshtarët dhe për të mbjellë frikë dhe terror tek shqiptarët.

Frika individuale, ka dëshmua koha, është nëna e të gjitha të këqijave. Frika e zhvesh njeriun nga dinjiteti i tij.
Frika e përul njeriun, e poshtëron atë.

Frika shkatërron karakterin njerëzor dhe në fakt kjo ka qenë arma më e keqe, më e rrezikshme e të gjitha diktaturave.

Këtë armë përdori Edi Rama kundër shqiptarëve në këto 10 vite..

Frika që Rama mbolli në katër anët e vendit, solli sot Shqipërinë nën terrorin e diktaturës së tij, por frika është ndjenja e cila, shkatërron qëniet njerëzore. Po të kthehemi mbrapa në diktature, një histeri të tmerrshme përjetoi Tirana kur vdiq diktatori dhe po të pyesja shqiptarët, ata përgjigjeshin që populli e do Enver Hoxhën dhe vdisnin për të. Edhe sot po t’i pyesësh, thojnë se e votojmë Ramën, sepse i tmerron dhe i frikëson. Njerëzit e lirën nuk duan diktatorë.

Sot më shumë se kurrë duhet të jeni në këmbë. Edi Rama në shpirt dhe në zemër është sot pas Enver Hoxhës, figura më e urryer e shqiptarëve. Si të mos jet më i urryer ai që grabit me firmën e tij miliona euro me djegësit, gjobit shqiptarët me miliarda euro me portin e Durrësit.

Si mund të votojnë shqiptarët, një njeri që jeton sot në saraje, të ndërtuara mbi vjedhje dhe përvetësimin. Si mund të duan shqiptarët një njeri që nisi duke deklaruar pasuri 400 milek dhe përfundoi me një park.

Si mund të duhet një njeri që harxhon dhjetëra milion duke lëvizur me avion. Një njeri që grabit fondet publike dhe pasuritë e shqiptarëve.

Shqiptarët kurrë nuk e votojnë Edi Ramën, por Rama i ka zhytur në frikë ata. Frika i bën ata të injorojnë këtë realitet të tmerrshëm.

Si mund të votojnë shqiptarët një njeri të cilin Europa e quan “pashiqi i Tiranës”. Si mund të votojnë shqiptarët një armik të egër të qënies së tyre që për 10 vite përgjysmoi popullsinë shqiptare.

Përball jush është armiku i qënies shqiptares, idealeve tuaja,  vlerave që ju besoni. Mos harroni kurrë, që për t’u asgjësuar ju, Berisha dy vite më parë u shpall non grata. Sepse Rama donte një Shqipëri pa opozitë.

Por ju u ngritët të betuar se Shqipëria do të ketë opozitë. Përsëri ky bastard i xhelatëve vazhdoi përpjekjet për zhdukjen e opozitës.

Mori vulën, siglën hoqi emrin e kryetarit nga lista dhe dha zero financime, vetëm e vetëm për të zhdukur opozitën.

Pas dështoi në zhdukjen e opozitës në 14 maj, vazhdoi me mohimin e drejtave kushtetuese të deputetëve tuaj, por kur ata u ngritën, ai mori hapin tjetër, vendosi në arrest shtëpie liderin e opozitës.

Ai nuk vendosi Berishën në arrest shtëpie për ta frikësuar, sepse ai e ka të qartë që nuk mund ta frikësoi kurrë, por ai e bëri këtë për të frikësuar 600 mijë shqiptarë që votuan kundër tij më 14 maj. E bëri këtë si përpjekjen e fundit për të tmerruar popullin opozitar, por ai dështoi sërish.

Ky ballkon, kjo rrugicë ishte projektuar nga ai të ishte ballkoni i frikës, por ju e shndërruar në ballkonin e shpresës dhe fitores.

Edi Rama në këtë betejë shqiptarët, pa asnjë lloj mëdyshje, do bashkohen, do ngrihen dhe do  të fshijnë diktaturën tënde nga faqja e dheut. Aty ku janë sarajet e Surrelit, do të ketë vetëm një muran që do të thotë se këtu dikur jetonte diktatori i kombit, Edi Rama që nuk është më./m.j

Next Post
Minxhozi: Sjellja e Bashës, recetë për humbje votash. Nëse futet në ‘luftën’ mes PS dhe Rithemelimit, asgjesohet politikisht

Minxhozi: Sjellja e Bashës, recetë për humbje votash. Nëse futet në ‘luftën’ mes PS dhe Rithemelimit, asgjesohet politikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In