• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

by S T
26/12/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozhi thekson se beteja e fituar diplomatike me Greqinë për rastin e Fredi Belerit është një ngjarje që shenjon vitin 2024. Në emisionin “Real Story”, analisti u shpreh se kryeministri Rama theu një tabu, pasi Greqia ishte mësuar të bënte ç’të donte me fqinjët e saj.

Nga ana tjetër, duke komentuar Sali Berishën, ai tha se ka fituar një betejë që doli nga arresti shtëpiak por jo luftën, pasi përballja me drejtësinë vazhdon ende.

“Rama ka qeverisur, Berisha është munduar qe të menaxhojë dramën e tij penale dhe jo keq se me 50 vetat te rrugica ka mbajtur gjallë një kandil. Megjithëse është ende në proces. Ka përfunduar në pikëpamje të izolimit është sukses, por jo për procedurën. Doli nga izolimi por nuk fitoi luftën. Ka fituar një betejë procedurale. Nga ana tjetër, Rama është kryeministri që paraqitet me plot kosto, lodhje, problem gjatë rrugës se hera e parë kur ka hyrë në atë zyrë është larg. Ka ndërruar stafet, PS që është ajo që formati që ushqen ekzekutivin po i shteron rezervat e karburantit për të ushqyer qeverisjen dhe kësisoj qeverisja e Ramës është me shumë më tepër dritëhije se sa vite më parë.

Nga ana tjetër, Rama ka gëzuar një status të tillë ekspozimi dhe figure publike me formatet kur del, me mënyrën se si flet, me kishën me dy krahë që kërkon njërën me besimtarë dhe tjetrën me persona që e urrejnë. Trump më shumë se kushdo tjetër është figurë ndarëse. Rama ka protagonizmin e tij, por ndoshta duhet të shihen dhe bilancet sepse hapja që ka bërë Rama me Greqinë, me emigracionin tonë atje, beteja diplomatike e fituar me Greqinë është një nga ngjarjet e vitit 2024 sepse theu një tabu ku Greqia, fitonte çdo gjë me fqinjët e saj dhe bënte ç’të donte me fqinjët. Trokiste në Bruksel dhe i thoshin ti ke të drejtë. Mbi të gjithë dhe këtu në emision e kemi thënë, që e vetmja gjë në këtë qytet e re është SPAK. Kjo e bën drejtuesin e saj automatikisht me një numër të madh edhe votash popullore, dhe në të gjithë sondazhet që shohim Dumani është edhe hero, edhe personazh.“, u shpreh Minxhozi.

Next Post
QSUT, trefishohen operacionet, Gjata: kemi mbi 4300 intervente në vit

QSUT, trefishohen operacionet, Gjata: kemi mbi 4300 intervente në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In