• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ende s’ka mbledhur firmat për zëvendësimin e Alibeajt/ Deputetët mes kreut të grupit të PD-së e Boçit

by Java News
28/08/2022 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të dytin vit radhazi, shtatori në parlament pritet të nisë me një tjetër ngërç mes demokratësh. Zyrtarizmi i nismës së ndërmarrë nga Partia Demokratike e Rithemelimit, për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Luciano Bocin si kryetar i grupit parlamentar, ndonëse i paralajmëruar shumë herë,  duket i vështirë, pasi Berisha nuk ka arritur të mbledhë numrin minimal të firmave të deputetëve që të dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë vendimin.

Mbledhja e të paktën 23 firmave të deputetëve, që Sali Berishës i duhen për të zëvendësuar Alibeajn, bëhet edhe më e vështirë për shkak të shpërndarjes që PD i bëri deputetëve të listës fituese në grupe të tjera parlamentare dhe përjashtimit të 4 deputetëve mbështetës të tij, nga Grupi parlamentar i PD në 17 janar, si ndëshkim për mbështetjen e dhunshme të 8 janarit para selisë së PD.

Kështu, në grupin parlamentar të PD, janë 10 deputetë që përkrahin Berishën, (Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Tritan Shehu, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Edi Paloka, Luciano Boci, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti.) ndërsa 3 të tjerë përgjatë muajve të fundi, ndonëse nuk i janë bashkuar, jam shprehur pro qëndrimeve të tij. (Ervin Salianji,  Tomorr Alizoti, Grida Duma)

Vetë Berisha, bashkë me Flamur Nokën, Albana Vokshin, Luan Baci dhe Edmond Spaho nuk mund të firmosin zëvendësimin e Alibeajt si kreu i Grupit të PD, pasi në Kuvend janë deputetë pa grup parlamentar.

Edhe dy deputetë të tjerë, të rreshtuar me Berishën, po ashtu nuk mund të firmosin, pasi Elda Hoti është e regjistruar  në grupin e Mediut, aleanca për Ndryshim, ndërsa Kasëm Mahmutaj në Grupin parlamentar Demokraci dhe Integrim të Mesila Dodës.

I pyetur nga gazetarët, vetë Berisha e ka shmangur 2 herë përgjigjen e drejtëpërdrejtë sesi do ta zëvendësojë Alibeajn.

Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj e ka sfiduar disa herë këtë vendim të Berishës duke mbledhur grupin parlamentar edhe pasi ky i fundit e kishte deklaruar të shkarkuar.  Hera e fundit ajo pak kohë më parë, kur deputetët patën një takim suprizë në një hotel në kryeqytet…

Alibeaj pritet ta mbledhë sërish grupin ditët e para të shtatorit për axhendën parlamentare, në prag të nisjes së sesionit të ri./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Përveç Metës: Si parashikohet shtatori për Sali Berishën?!

Përveç Metës: Si parashikohet shtatori për Sali Berishën?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
Rrëfimi i diplomatit nga Omani: Nga ‘Kurrë!’ te bombardimet. Si shembet Paqja!

Rrëfimi i diplomatit nga Omani: Nga ‘Kurrë!’ te bombardimet. Si shembet Paqja!

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In