• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha edhe në parti ka zbatuar “Ligjin 7501”…

by Artur Ajazi
15/09/2021 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në qoftëse do ti hyjmë një retrospektive, qysh nga qeverisja e parë e Sali Berishës, apo dhe nga dita e parë e drejtimit të Partisë Demokratike nga dora dhe mëndja, e tij, pa asnjë dyshim do të bindemi se, ai e ka drejtuar edhe partinë siç drejtoi shtetin, sipas ligjit famëkeq “për tokën, 7501”. Siç bëri ligjin në fjalë, apo dhe ligje të tjera që ishin makabritet i gjallë, duke futur në sherre dhe luftë vëllain me vëlla, babain me djalin, komshiun dhe komshiun, pasoja të cilat edhe sot ndjehen të gjalla,ashtu ka arritur të bëjë edhe me partinë.Prej 30 vitesh,Partia Demokratike vuan pasojat e keqdrejtimit dhe keqmenaxhimit të saj nga klani krahinor Berisha, i cili e ka mbërthyer keq atë forcë politike. Shpallja “non-grata”, duket seishte vetëm maja e Ajsbergut, që shumë shpejt do të sjellë përplasje fatale mes klaneve dhe grupimeve përfituese brënda asaj partie.

Duke ndërsyer “forumin e të rinjve apo të grave”, duke premtuar se “do të nisë turin tim në gjithë qytetet e vendit për të zgjuar demokratët”, Sali Berisha vetëm sa po “gërric” plagët e thella të asaj force politike, të cilës i nxorri “ujin e zi” sa e kishte nën hyqëm. Duke parapërgatitur pasardhësin e tij besnik Lulzim Basha, duket se Berisha nuk e dinte se ai, një ditë do të ishte shkaku i “ditës së qametit”, dhe përmbyllësi e detyruar i karrierës së tij politike. Në fakt Sali Berisha, rrezikohet më shumë se nga vendimi i DASH-it, edhe nga vendime të tjera që mund të dalin nga SPAK-u në ditët dhe javët e ardhshme që lidhen me shumë denoncime dhe akuza për të cilat “kontributor” janë edhe mjaft emra që gjenden sot brënda Partisë Demokratike, ku një prej tyre mund të rezultojë edhe Lulzim Basha. Në një dalje publike disa vite më parë në medie, Sali Berisha ka deklaruar se “ligjin famëkeq 7501 ishim të detyruar ta zbatonim, edhe pse e dimë se ka shkaktuar pakënaqësi tek ish-pronarët dhe viktima ndër shqiptarët”. Pra ai me ndërgjegje të pastër ka hartuar, miratuar dhe zbatuar një “ligj” kriminal, për të cilin kurrë nuk tha se “jam bërë pishman”. Me të njëjtën logjikë mendimi dhe veprimi, ai ka drejtuar edhe Partinë Demokratike, duke shkelmuar përgjatë 30 viteve statutin e saj, elitën e saj, vlerat e saj, emrat e saj, kontributorët e saj, të rinjtë e asaj partie, dhe duke fundosur të ardhmen e saj. Mbajtja pas vehtes dhe “në prehër” e Lulzim Bashës, formëzimi “alla- berishë” i tij për të qenë një drejtues i bindur ndaj “babait politik” dhe shumë arrogant ndaj të tjerëve, më në fund e zhgënjeu Doktorin. Kjo për faktin sepse Lulzimi vjen nga një tjetër “eksperiencë”, nga ajo kosovare, ku nuk e kanë për gajle, ti vënë “vizën” ish-kryetarit, apo dhe ish-kryeministrit.

Postimet e Doktorit, ku spikasin ndër të tjera edhe fotot me “të rinjtë”, nuk është se ngjallin interes të madh tek baza e asaj partie, aq më shumë kur një pjesë e tyre, janë sot milionerë, që dikur punuan në doganat dhe ministritë e Berishës. Ashtu siç bëre “çorap” shtetin, tokat, pronat, arkivat dhe hipotekat, ashtu siç fute në sherre dhe vëllavrasje shqiptarët dhe ish-pronarët, ashtu bëre edhe me partinë Doktor Berisha. Ndaj lëre më mirë pa e nisur “aksionin opozitar”,lëre Lulzimin të “lulëzojë”edhe këto 4 vite pa ty, dhe pastaj piquni bashkë tek dera e oborrit të partisë, për të qarë hallet me njëri-tjetrin. Ç’ke mbjellë, do të korrësh- thotë populli Doktor……..

Next Post
I përjashtuar nga PD, i shpallur “non grata” dhe i “dëbuar” nga vendi i tij në Kuvend, seanca më e vështirë e Berishës

Lamtumirë, plaku Mere!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In