Sali Berisha çdo 20 shkurt, ka një variant të ri për atë që ndodhi 27 vite më parë. Pas dhëndrit Jamarbër Malltezi, i cili deklaroi disa vite më parë se kishte marrë pjesë edhe ai në protestën e studentëve, sot Berisha ka nxjerrë se edhe Argita paska qenë disidente.
“Edhe vajza ime ka qenë në grevën e urisë. Ajo më pyeti dhe unë i thashë shumë mirë. S’mund të ndodhte që të tjerët të futeshin dhe ajo jo. Ka ndenjur deri në momentin e fundit.
Grevat shndërrohen në një masë të ngurtë që nuk e thyen askush.
Po t’i thoshte PD dilni nga greva, ato do thonin gjithmonë jo,” tha Berisha për Eni Vasilin.(TemA)