• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e përjashtoi, PS i beson reformën zgjedhore ish-deputetit të PD

by A R
29/08/2018 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime pranë ambasadës gjermane zbardhin për Report Tv emrat e ekspertëve që po shkruajnë draftet për reformën zgjedhore. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi thekson se dy ekspertët janë Ilir Rusmajli, propozuar nga PD dhe Viktor Gumi propozuar nga PS. Emri i Gumit, tërheq vëmendjen, pasi ka qenë deputet i PD në legjislaturën 2009-13, ndërsa më pas u përjashtua nga listat e selisë blu.

Viktor Gumi ka qenë mes anëtarëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve të ndëshkuar nga Sali Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi asokohe sqaroi se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve.

“Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident. Projektligji i paraqitur në atë kohë për mendimin e Komisionit të Ligjeve shkonte në drejtimin e kundërt.

Ligji për përgjimin parandalues nuk përcakton kategorinë e veprave penale për të cilat ai lejohet. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve, përderisa nuk liston kategorinë e veprave penale për të cilat kryhet, lejon këdo dhe në çdo kohë të jetë subjekt i këtij përgjimi.

Kjo është një praktikë unike në Europë dhe në thyerje të çdo standardi të kërkuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. (Vendim i Gjykatës së Strasburgut Kennedy v UK).

Në kontrast të thellë me ligjin tonë, p.sh. në ligjin gjerman vetëm një nen për këtë gjë është dy faqe e gjysmë i gjatë. Ligji nuk përcakton kategorinë e personave që i nënshtrohen këtij përgjimi.

Edhe në këtë aspekt eksperienca jonë është unikale”, thoshte në 2014 gjatë prononcimit për mediat Viktor Gumi.

Ndërkohë që Reforma Zgjedhore prej kohësh ndodhet në ngërç, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për disa cështje, mes tyre votimin e emigrantëve dhe kërkesen e opozitës për votimin dhe numërim elektronik./ReportTV

Next Post
I mori lekë qytetarit për të regjistruar pronën, arrestohet mashtruesja

"Dikush e thirri 'o Gon!'" Gruaja tregon momentet kur humbi kontaktet me burrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In