• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e Meta, drejt një aleance të re kundër Bashës e Ramës?!

by Jakin Marena
01/11/2021 23:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Sali Berisha është drejt përfundimit të “Foltoreve” të organizuara prej tij në të gjithë vendin, pasi tashmë po afrohet drejt kryeqytetit, me takimin në Kamzë.

Nuk përjashtohet mundësia që takimin e fundit përmbyllës ta mbajë në Tiranë, jo në “Rogner” aty ku e filloi, por në një takim më të gjërë në kryeqytet, pa e përcaktuar vendin deri më tani. Ose të paktën nuk e ka bërë publik.

Perceptimi që është dhënë përmes këtyre “foltoreve” pavarësisht cilësisë së pjesëmarrësve, ku në të gjitha rastet me patjetër mikrofonin e ka marrë një i sapodalë nga burgu, është se Kuvendi i 11 dhjetorit i paralajmëruar nga Berisha do të nxjerrë një fitues, pikërisht iniciatorin e kësaj lëvizjeje brenda PD, Sali Berishën.

Eshtë shumë e çuditshme se si tek i njëjti person gjendet njeriu që cakton datën e mbledhjes së Kuvendit, vendin ku do të zhvillohet ky aktivitet, vetë-ofrohet si njëra ndër kandidaturat për kryetar i PD dhe është dhe garantuesi e certifikuesi i mbarëvatjes së Kuvendit Kombëtar, vendimeve që do të marrë dhe rezultatit të votimit në këtë Kuvend.

Por duke njohur mënyrën se si Berisha ka vepruar në 30 vite me PD-në, të cilën e ka trajtuar gjithnjë si pronë të tij, ku vetë ka vendosur kush do të jetë kryetar i saj, vetë ka vendosur strategjinë që do të ndjekë partia, vetë ka marrë të gjitha të mirat e fitores kur e ka arritur dhe asnjëherë përgjegjësinë e humbjes në zgjedhje, dhe në vitin 2013 kur dha dorëheqjen pas humbjes përballë Ramës fajësoi shqiptarët si mosmirënjohës dhe që nuk ditën të vlerësonin qeverisjen e tij që kishte bërë tërë ato të mira për ta, veprimi më i fundit nuk është një gjë e re për ish kryeministrin.

Thjeshtë dhe vetëm tregoi se Sali Berisha nuk ka ndryshuar për 30 vite, është i njëjti politikan që e shtrëngon fort PD-në, bën gjithçka me të, nuk pranon mendimin ndryshe, përjashton të gjithë kundërshtarët brenda partisë, pavarësisht teknicialiteteve që ndjek.

Nëse Basha nga mungesa e fuqisë por dhe e përvojës politike, si dhe mendjelehtësia proverbiale që e karakterizon, ka marrë gjithçka “qyl” në jetë, e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar me një vendim personal kur duhej të mos e kishte futur fare në listë për deputet, Sali Berisha po me vendim personal i përjashton kundërshtarët brenda partisë. Por me një ndryshim, vendimin personal ua imponon strukturave e forumeve të PD, duke e kthyer formalisht në kolegjial.

Kush ka guxuar të dalë kundër Berishës është përjashtuar direkt, dhe këtë skemë e ka ndjekur që në vitin 1991, kur shmangu Azem Hajdarin dhe në vitin 1992 kur përjashtoi mocionistët me në krye Neritan Cekën e për të përfunduar me përjashtimin e Pollos dhe figurave të tjera në PD, pa harruar dhënien e “lejës” për Bashën për të përjashtuar Topallin, Patozin, Bregun e figurat e tjera të kësaj partie.

Thjeshtë Berisha, duke qënë se ka qënë për 25 vite anëtar dhe më pas sekretar i PPSH, përvetësoi metodat e Enver Hoxhës, i cili kur të bënte “letrat” për në atë botë, fillimisht të diskutonte dhe debatohej në Byronë Politike, pastaj në KQ të PPSH, pastaj në organizatën bazë të partisë dhe në fund të jepte shkelmin përmes linçimit në Frontin Demokratik. Këtë punë bën Berisha, ndonëse e “shet” si respekt maksimal ndaj statutit të PD dhe strukturave e forumeve vendimmarrëse të PD.

Por teksa dëgjon me vëmendje deklaratat e Berishës kundër Bashës, të cilin e akuzon se është marrë peng nga Rama dhe se po vepron në një bashkëpunim të fortë me të, teksa ka aktivizuar dhe mediat e tij dhe afër tij për të evidentuar sa më shumë këtë fakt, kujtojmë publikimet e mesazheve të kreut të grupit parlamentar të PD Alfred Rushaj për deputetët gjatë votimit të eurobondit, dhe duke i krahasuar me deklaratat e lidershipit të LSI, gjatë gjithë ditëve të numrit dy Petrit Vasili dhe në një intervistë në “Zëri i Amerikës” të kryetares Monika Kryemadhi, vihet re një përafrim qëndrimesh mes këtyre dy grupimeve politike në opozitë.

Vasili nuk ka munguar që të quajë marrëveshjen për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit si një maskaradë të Ramës me Bashën, apo dhe debatin mes liderit të PD dhe atij të PS në Kuvend si një teatër absurd që ka për qëllim që të fshehë keqqeverisjen e PS dhe krizën e lidershipit në PD.

Për më tepër që refreni i përbashkët i Vasilit dhe Kryemadhit është ‘mot a mot’ si ai i Berishës, ndonëse në formulim ndryshe, e thënë me pak fjalë “tangoja” politike e mazhorancës me opozitën zyrtare sipas tyre, për të nxjerrë në pah bashkëpunimin Rama-Basha, tregon qartë se Berisha dhe LSI janë në të njejtën “korsi” politike.

Askush nuk e mendon se LSI drejtohet nga dikush tjetër, me përjashtim të Ilir Metës, dhe jo pa qëllim në sulm hidhen mbështetësit më të fortë të tij, që artikulojnë qëndrimet e Presidentit aktual të Republikës.

Duke parë që dhe Berisha e ka përmendur disa herë Ilir Metën si njeriun e goditur fort nga Rama dhe Basha, duke nënkuptuar dhe paktin e përmendur për likujdimin e LSI dhe “dërgimin e saj për skrap”, lëvizjet e tanishme politike tregojnë se është drejt konturimit të një aleance të re mes Berishës dhe Metës, për të përballuar atë që ata e quajnë aleancë Rama-Basha në kurriz të opozitës. Për më tepër që Berisha është zotuar se do bashkojë jo vetëm PD por të gjithë opozitën, në përballjen e madhe me Ramën dhe “pengun e tij” Lulzim Basha.

Dhe Berisha si fitoi në gjykatë, nëse shkon në përfundim të Kuvendit të PD dhe të zgjidhet kryetar i kësaj partise, si në rastin e ndarjes së PD dhe Basha të mbajë vulën dhe pjesën zyrtare të kësaj partie, ndërsa Berisha ithtarët e vet, ai do të ketë një aleancë me Metën.

Presidenti aktual ka deklaruar se nëse opozita humb zgjedhjet, atëherë ai do të marrë në dorë drejtimin e saj dhe orientimin drejt një fitoreje të mundshme në zgjedhjet e radhës.

Shtuar këtu dhe faktin se sado ta zgjasë Kushtetuesja shqyrtimin e kërkesës së mazhorancës të votuar dhe në Kuvend, për shkarkimin e Ilir Metës nga posti, njëherë do të jetë e detyruar të vendosë. E ka të vështirë të dalë kundër “Venecias” që e quajti shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Ilir Meta si një tejkalim të kompetencave të tij kushtetuese dhe një akt anti-kushtetues. Pra Ilir Meta mendohet që shpejt do të jetë i “çliruar” nga “manteli” i Presidentit të Republikës, dhe është e sigurtë që do të vihet në drejtimin e LSI. Eshtë “pjellë” e tij kjo parti, dhe në të gjitha rastet Kryemadhi është parë si një mbikqyrëse e deleguar e LSI për sa kohë që Meta do të jetë në Presidencë.

Duke qënë se Berishën dhe Metën i bashkon ridikalizmi politik, armiqësia proverbiale kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, nuk po i përmendim këtu “kapjen për veshi të amerikanëve” apo “raketat amerikane të Mali me Gropa për ta vrarë, ndonëse raketa ka dhe Rusia” të Metës, si dhe “armiqtë” e përbashkët të tyre Rama dhe Basha, rrugët e tyre janë afruar shumë dhe tashmë është e sigurtë se do të përfundojnë në një aleancë të re mes tyre.

Me Sali Berishën të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Ilir Metën kandidat për “non grata”, gjithkush e merr merr me mend se çfarë opozitarizmi mund të ofrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta në të ardhmen. Si u bë kryetar i PD ish kryeministri si të mos bëhet realisht, e njëjta opozitë do të prezantohet në arenën politike shqiptare.

Me një ndryshim, nëse Berisha nuk e merr zyrtarisht dhe vulën e kryetarit të PD, në krye të opozitës së paralajmëruar të ish kryeministrit dhe të Presidentit aktual, do të vihet Ilir Meta. Sikurse dhe kishte premtuar. Berisha mund të quhet pa mandat drejtimi, nëse s’ka vulën e PD.

Se sa mbështetje ka në bazën e gjërë të elektoratit kjo lloj opozitë është lehtësisht e verifikueshme, pasi thjeshtë duke përmendur rikthimin e Berishës dhe të Metës në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, elektorati i majtë u konsolidua fort dhe PS nuk humbi asnjë votë nga zgjedhjet e kaluara. Përkundrazi shtoi, duke mos lëvizur nga 74 mandatet e fituara.

Një opozitë e ndarë do të jetë në gjendje më të mjerueshme se sa LSI e dalë nga 25 prilli me vetëm 4 deputetë, rezultati më i ulët që nga viti 2009.

Me sa duket Berisha dhe Meta të vetmen zgjidhje kanë bashkimin e forcave kundër mazhorancës së Ramës dhe pjesës së mbetur të PD të Bashës. Kanë dhe të njejtin hall, ndërkohë që nuk e kanë për herë të parë një aleancë të tillë. Të shohim kur do ta certifikojnë këtë aleancë, e cila shihet me shqetësim në fakt nga opozita, jo nga mazhoranca, e cila tashmë ia ka “marrë dorën” dhe dyshes Berisha-Meta. Madje ka përfituar rëndë nga kjo aleancë, e cila më shumë tremb elektoratin se sa e “thith” elektorat të përkthyera në vota.

Next Post
Rrebeshe shiu, stuhi dhe temperatura – 1 gradë/ Kur do të godasë vala e dytë e stuhisë

Dita nis me shi, zbuloni si do të ndryshojnë temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

December 8, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

PD i mbeti Berisha, nostalgjia për vitin ’90 e pushtetin që s’vjen më

December 8, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5/ “E ardhmja është e shkruar…”-Zbulohet data e nisjes dhe moderatori i këtij “Reality Show”

December 8, 2025
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Ben Blushi rikujton 9 dhjetorin e ’90-s: Do isha o i alkoolizuar ose në burg! Protesta e studentëve, këpucët mbeten në baltë si…

December 8, 2025
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In