Sot është protesta e PD-së, dhe analisti Frrok Çupi paralajmëron dhunë.
Për të sot është një ditë e frikshme dhe mund të ketë skenarë për viktima në radhët e PD.
“Ajo është një protestë e Berishës, që edhe ka manipuluar me fjalën qytetarë. Do mbledhë njerëzit e tij. Kjo është protestë e Berishës me 2-3 produkte politike. E para, do të marrë PD-në përmes turmave. PD s’është e Berishës, e pjesës tjetër, ligjërisht. Jemi në prag të një vendimi gjyqësor. Do t’i dëshmoj të tjerëve dhe në radhë të parë SHBA-ve se është në krye të opozitës.
Sot Berisha e ka të domosdoshme të shkaktojë dhunë, s’mund të shkojë sot në shtëpi me një fitore më të vogël se 8 janari. Nëse shkon me më pak rezultat se herët e tjera, atëherë ka humbur PD-në. Nëse ka humbur PD-në duhet të fillojë zmbrapsja e tij. Është një ditë e frikshme, mund të ketë skenare për të shkaktuar viktimë brenda radhëve të PD. Nuk kthehet në shtëpi pa një trofe. Berisha i humbur që i humbur është, çfarë do humbasë nëse shpallet hero përmes një viktime”.