• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha e ka bërë në brekë”, Mustafa Nano: Mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

by A R
20/11/2025 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai është i trembur.

Duke folur për MCN, ai e cilëson Berishën si të vdekur politikisht, si një njeri të moshuar që ngeli në dyert e SPAK, për të shpëtuar fëmijët e vetë.

Ndër të tjera ai shtoi se nuk ka besim se SPAK do i shkojë deri në fund kësaj çështje, pasi po godet hallkat e dobëta të politikës.

Nga ana tjetër, Nano shton se nëse Edi Rama rezulton që ka informacion lidhur me atë që ndodhi në 21 Janar, duhet pyetur patjetër.

“Berisha për herë të parë është duke e bërë në brekë, se është duke përdredhur gjuhën. 14 vjet më parë Berisha ka qenë kryeministër dhe çdo ditë që kalonte pas masakrës në bulevard, çfarë nuk ka nxjerrë nga goja. Por bëjnë provë për ne që të flasim. Vetëm pak minuta pas ngjarjes ai ka akuzuar opozitën, janë vrarë nga brenda.

Përveçse e bëri donte t’ia faturonte dikujt tjetër. Janë zhdukur pamjet filmike, nuk janë dorëzuar krerët e Gardës, prokurorja u konsiderua putanë bulevardi. Është një ngjarje e rëndë se ka të bëjë me katër të vrarë, pjesa tjetër është rutinë politike.

Çfarëdo proteste që të ketë, në përputhje me dhunën ti merr masat e duhura, në përputhje me dhunën që ushtrohet, sipas ligjit. Jo ti si kryeministër, institucionet. Nuk ka qenë ndonjë dhunë e tmerrshme, ekzagjerohet.

Mbas asaj ngjarje kemi parë protesta të tmerrshme dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, por ka përgjigje proporocionale në raport me dhunën. Ata që janë vrarë nuk kanë qenë pjesë e dhunës. Edhe Rama duhet të pyetet për çdo gjë që ka dijeni.

Janë vrarë katër persona, kjo ka rëndësi, pjesa tjetër është pjesë e kronikës. Ata ishin në bulevardin e vendit të tyre për të protestuar, disa nga mijëra vetë ishin të dhunshëm. Nuk mund ta fusësh në burg Edi Ramën pse futi Ilir Metën në koalicion, e bëri dhe president. Kjo është poshtërsi politike.

Berisha ka thënë jo 4 por unë do vrisja dhe 400. Dhe vite më vonë kur ka qenë në distancë fizike nga ngjarja, ai tha se zyrtari amerikan i tha lëre opozitën të protestojë normalisht dhe ky i kishte thënë zyrtarit amerikan se nëse ata do tentojnë të bëjnë protestë prapë, do nxjerrë pesë snajperë në godinën e Kryeministrisë dhe do japë urdhër që të qëllojnë vetëm Edi Ramën, asnjë njeri tjetër. Edhe nëse do hezitojnë, unë do e qëlloj vetë.

Unë tani e shoh të trembur. Ai i tha asokohe një amerikani që do shtinte vetë… dhe do fakte pse e shpallën non grata. Nuk kam shumë besim se SPAK do i shkojë në fund kësaj çështje. Ndaj politikës po merr aksione të forta, po po godet hallkat e dobëta, si Ilir Meta dhe Erion Veliaj.

Berisha është duke vdekur politikisht tani, ndërsa para dhjetë vitesh destabilizohej vendi. Sot Berisha është i mbaruar dhe disave me të drejtë i vjen keq se një plak ngeli në dyert e SPAK, për të shpëtuar fëmijët e vetë.

Nëse Rama rezulton që ka informacion lidhur me këtë që ka ndodhur duhet të pyetet dhe ta thërrasin. Por mbasi u vranë katër veta Berisha doli dhe tha se kishte njerëz të armatosur dhe nxorën një njeri me çadër të vogël.

Berisha dhe Olldashi, thanë ka patur fugon me armë. Ka pasur program për dhunë ndaj godinës së Kryeministrisë, për të diskretituar Berishën. Opozita është përgjegjëse vetëm për dimensionin e dhunës në protestë, se kishte rreth 100 persona të dhunshëm. Por këta njerëz u vranë mbasi protesta u shpërnda.

Pse u vranë këta njerëz? Sipas meje, Berisha me kodin e vetë mesjetar moral, është ndjerë i poshtëruar, se këta erdhën, ushtruan dhunë dhe nuk i gjeti asgjë. Në këtë moment mendoj se ka dhënë urdhër që të shtihet, të derdhet gjak. Ata që u vranë ishin të pafajshëm, nuk ishin të armatosur. U vranë katër njerëz të pambrojtur, të pafajshëm, të paarmatosur.

Këta nuk ishin pjesë e atyre që ushtruan dhunën dhe u përplasën me policinë te kryeministria. Ky njeri bllokoi hetimin, zhduku pamjet filmike, bënte dhe si gango. Nuk ka nevojë për fakte të reja, është një nga ngjarjet më të zbuluara se është konsumuar në bulevard sheshit, tha se u vranë mes vetes. Por dolën kamerat… Berisha edhe nëse do futet në burg, do jetë sërish në krye të Partisë Demokratike.

Tani e shoh në rolin e një burracaku që thotë “jo nuk kam shtënë unë”. Po shkon në SPAK, si pulë e lagur, duke bërë ca filma, jo s’më erdhi shkresa, jo nuk e kam marrë. Na lodhi shumë ky njeri. Edhe engjëll të ishte Berisha, në 35 vite do ishte i lodhshëm.

Vjen rrugëve, e sheh që po i ikën dhe mbështetja. Do të donte shumë të kishte mijëra mbështetës ta rrethonte kryeministrinë, por ka vetëm disa qindra. Krimi më i madh i këtij njeriu, është se po e mban peng atë parti, i ka ngulur thonjtë në fyt.

E ka lënë vendin pa opozitë dhe ndaj pyesin njerëzit, si ka mundësi që fiton Rama? Në rrethana të tjera, Edi Rama duhej kapur për zhelesh dhe hequr nga zyra. Por kur ke një njeri të tillë përballë, aty e ke”, tha Nano.

Next Post
“Nuk kërkojmë falje”, mediat britanike: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës për dëbimin e shqiptarëve

“Nuk kërkojmë falje”, mediat britanike: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës për dëbimin e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

December 19, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Kredia në lekë dominon tregun”, zyrtari i BSH: Forcimi i monedhës vendase vijoi edhe në 2025

December 19, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

“Vetëvendosja do pësojë rënie të votave, qeveria do formohet me koalicion”

December 19, 2025
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

“Mos guxoni të prekni Kaliningradin”, konferenca vjetore e Putin: Rusia nuk e filloi luftën në Ukrainë

December 19, 2025
GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

December 19, 2025
Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

December 19, 2025
Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

December 19, 2025
Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In