Mesila Doda do të jetë deputete e pavarur në Kuvend, duke ‘tradhtuar’ kështu kreun demokrat Sali Berisha. Ky i fundit, në zgjedhjet e 11 majit u dha aleatëve vende në listë të sigurt.
Nën siglën e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete.
Por, në ndryshim nga aleatët e tjerë, të cilët i kanë marrë PD deputetë hua për të formuar grupe parlamentare, burimet i thanë Report Tv se Doda do të jetë deputete e pavarur.











