• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha e Basha, të konsumuar”, Kadilli: Vetëm opozita e ndershme e “hedh në erë” qeverinë!

by A R
18/05/2024 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi mbetet aleati i vetëm i opozitës, ndërsa vetëm një model i ri politik pa Berishën dhe Bashën mund të sjellë opozitën në pushtet. Kështu u shpreh për Ditarin e Erion Dushit në A2 CNN, demokrati Fatbardh Kadilli, në një lidhje me Skype nga Kenia. Sipas tij drejtësia nuk duhet të duartrokitet vetëm për kundërshtarin pasi të gjithë që kanë abuzuar këto 30 vite në pushtet do të vihen para drejtësisë, pavarësisht presionit ndaj saj.

“Të gjithë ata që kanë drejtuar në Shqipëri kush më shumë e kush pak i ka lënë vetes gjurmët e abuzimit, secili që ka pasur përgjegjësi në majë të pushtetit duhet të jetë i frikësuar nga SPAK. Të gjithë Rama, Berisha, Meta, të gjithë që me firmën e tyre kanë krijuar administrimin e parave të shqiptarëve. Nëse ka pasur korrupsion është bërë nga këta. Fatkeqësisht opozita e ka humbur shansin që ta kuptonte në kohë që reforma në drejtësi ka qenë e mbetet aleati i vetëm i opozitës. Do vijë dhe këtu satëri i drejtësisë, ndoshta drejtësi jakobinë, jo perfektë, por e vetmja mënyrë për t’ua prerë duart. Çdokush tenton të bëjë presion mbi drejtësinë. SPAK duhet duartrokitur edhe Ramës do t’i vijë dita për në dyert e SPAK. Por kur duartrokitet për kundërshtarin, duhet ta pranosh dhe për vete, edhe nëse të dhemb”.

Kadilli thekson se opozita është shumë larg të qenit një ofertë për shqiptarët. Sipas tij modeli politik i Berishës dhe Bashës është konsumuar, prandaj duhet një model i ri, ndërsa sjell në vëmendje manifestin e tij politik për ngritjen e PD-së 3 vite më parë.

“Opozita ka ngelur në kulturën e vjetër që mjafton të denoncosh e ke bërë detyrën. Nuk mjafton. Ata që kanë funksione nuk po i ushtrojnë sot. Nuk dëgjojmë mendim të ri në politikë, opozita duhet të kërkojë rrugë të reja për të bërë politikë, për të vajtur te shqiptarët; përse duhet ta votojnë shqiptarët? Nëse opozita është njerëz të stërkonsumuar politikë me tezat që prodhon Berisha  e Basha kot lodhen që të bëhen liderë. Lider bëhesh nëse del zot në raport me të vërtetën. Ne nuk pranojmë të vërtetën. Nuk besoj që Berisha e modeli i tij të prodhojë opozitë. Është model politik i konsumuar. Projekti politik i Berishës e Bashës ka përfunduar. Opozita ka nevojë për model të ri, prandaj kontribuova me manifestin tim që është lufta kundër kryetarokracisë. Na duhet parti më e madhe se kryetari. Siç jemi ne, pa asnjë shans për t’u rikthyer. Na duhet një parti që grumbullon çdo thërrime opozitarizmi. Na duhet parti që lufton për kauzat. Shqiptarët duan të vërtetën sot”.

Korrupsioni gjatë qeverisjes 2009-2013, për Fatbardh Kadillin solli edhe humbjen e zgjedhjeve, për shkak të aleancës me Metën, aleancë që sipas tij denatyroi PD-në edhe i solli kosto të madhe politike e penale me 21 janarin.

“Kam qenë kundër gjithnjë për aleancën me Metën edhe në 2009, por fuqia ime politike ka qenë shumë herë më e vogël, sepse është denatyruar PD. Dolëm nga misioni ynë, kishim moton e luftës kundër korrupsionit, moton e shndërrimit të Shqipërisë. Mënyra si u qeveris në 2009-2013 nuk ka shqiptar që të thotë se ishte e mirë. Ja çfarë denatyrimi i kemi shkaktuar vetes. Kemi marrë përgjegjësi politike, mund të jenë dhe penale që rrjedh nga korrupsioni i qeverisjes së LSI. Kemi 21 janarin ngjarje shumë e rëndë. Nesër mund të hapet si çështje21 janari, por faturën morale e kemi paguar nga aleanca me LSI dhe kapërcimet i japin emrin e keq. Politika po nuk pati bosht moral nuk ekziston, t’i mund të kalosh nga njëra anë në tjetrën, por nuk rron dot gjatë”.

Por për Kadillin, mina me sahat që “hedh në erë” qeverisjen Rama është një opozitë e vërtetë dhe e ndershme.

“Shqipëria kërkon përgjigje të re. Uroj që opozita të kapërcejë vetveten sa të jetë kjo opozitë Rama mbret bëhet po të dojë dhe të mos akuzojnë kënd se nuk duan të pranojnë të vërtetën, nuk pranojnë që shqiptarët nuk i ndjekin pa ndryshuar veten, nuk ndryshon asgjë se nuk të beson njeri. Mina me sahat që hedh në erë qeverisjen Rama është një opozitë e vërtetë dhe e ndershme. Demokracia shqiptare kërcënohet nga kthimi në regjim nga Rama, se opozita nuk po merr përgjegjësitë e veta”.

Kadilli nuk beson se Ilir Meta do të përfitojë nga votat e djathta, pasi nuk e sheh si forcë opozitare.

“Nuk besoj  se demokratët shkojnë te Meta, se po të jetë për një gjë të dëshpëruar votojnë Berishën. Demokratët ceduan në votë në 2013 se ne i mësuam si të korruptojë me votën, çdo njeri që ka dashur të shpëtojë vendin punës shkoi te LSI. Ai ka vota personale por kjo është punë e tij. Nuk e shoh si forcë opozitare, por si gjyle në këmbët e opozitës”.

Për Kadillin edhe vula nuk do të sjellë ndonjë ndryshim për të dyja palët në Partinë Demokratike, por kushdo që do ta humbë atë, sipas tij, do të krijojë parti të re.

“Nuk jam përfshirë në debatin për vulën. Debat shterp, sot e ka vulën Basha çfarë po bën? Vazhdon në mefshtësinë e tij. Nuk e ka vulën Berisha, i mungon gjë? Këtë që po bëjnë do bëjnë edhe po të kenë vulën. Nuk na prish punë vula, por që kalojmë në të njëjtën rrugë me të njëjtët njerëz dhe presim të na çojë në drejtim tjetër. Vlera e Bashës pa vulë, vlera e çdo politikani matet nga vendosmëria dhe kreativiteti politik. Jam më i zëshëm e besimdhënës se ata që kanë mandate. Nuk kam as vulë e as strukturë. Kam bindjen që kushdo që humb vulën do krijojë parti tjetër. Ka një problem të madh”.

/a.r

Next Post
Del video, momenti kur Eduardi takon Enkelejdën në rrugë përpara se ta vrasë, 40-vjeçarja shtanget

Del video, momenti kur Eduardi takon Enkelejdën në rrugë përpara se ta vrasë, 40-vjeçarja shtanget

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In