• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e akuzoi si bashkëpunëtor të Ramës, Kapllanaj: S’i beson as vetë ato që thotë, ka pasur vlerësime maksimale ndaj meje

by Java News
25/11/2022 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk i beson vetë ato që thotë”, kështu i është përgjigjur Agron Kapllanaj akuzave të Sali Berishës se është bashkëpunëtor i Edi Ramës. Në një intervistë për Report Tv, u shpreh se demokratët kanë ngecur me Sali Berishën, por nuk e cilëson si alternativë për PD.

Po ashtu i sugjeron ish-kryeministrit të reflektojë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët me grupin e Alibeajt për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët. Ndër të tjera Kapllanaj shprehet se do të mungojë në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk do të bëhet pjesë e turpit ndërsa në Tiranë vijnë liderët e BE.

“Betejën e kemi dhe do e vijojmë me Edi Ramën. Unë jam mes mallakastriotëve. Deklaratat e Berishës nuk janë lajm. Këto janë lojëra politike. Më vjen keq që dëgjoj nga goja e një njeriu që ka pasur vlerësime maksimale ndaj meje. Ai vërtet i shpreh por si beson as vetë këto që thotë. Politika në Shqipëri kështu është, me sharje e fyerje që s’i bëjnë nder një force politike dhe as ne. Këto i bëjnë ato që i bëjnë shqiptarët të largohen. Në një anë kemi qeveri arrogante dhe nga ana tjetër s’kemi alternativë. Dhe ajo që del si Berisha nuk i bind shqiptarët për të ndryshuar ndonëse ka një pjesë të militantëve që e mbështesin. I kuptoj se janë të zemëruar me Bashën sepse nuk i sollën në pushtet. Berisha nuk është në alternativë dhe më kanë thënë që s’kemi gjë në terezi me të por kemi ngecur se nuk kemi tjetër. Sa të jetë Berisha, kjo është e vështirë të ndodhë. Uroj të reflektojë. Por s’bëj fushatë kundër Berishës, por kundër Ramës”, tha Kapllanaj në ‘Sot, live në Shqipëri’ me Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu.

Ndër të tjera, u shpreh se vendimin për të kandiduar për Bashkinë e Mallakastrës e mori pas kërkesës nga qytetarët e thjeshtë. Ndonëse demokratët s’janë të bashkuar, shprehet se të gjithë duhet të bashkohen përballë Edi Ramës, jo të jenë të përçarë. Kapllanaj thekson se do të bëjë vetëm fushatë kundër kundërshtarit socialist, jo atij demokrat që vjen nga Rithemelimi.

“I kam thënë dhe epërsëris, s’kam garë brenda familjes time, vetëm me kundërshtarët politikë, të PS. Vendimi im për kandidimin në Mallakastër ka ardhur nga qytetarët e thjeshtë, për ata që për 4 vite e kanë ndjerë veten të braktisur. Dua të jem fitues përballë kandidatit të PS, jo kandidat brenda familjes time. Uroj që të gjejnë një zgjidhje për të mos i përçarë demokratët më shumë. Ka një mendim ndryshe, përplasje brenda dhe kjo është evidente e nuk mund ta mohoj. Të gjithë duhet të luftojmë kundër Edi Ramës. Të dy palët shigjetat i kanë te qeverisja. Përderisa bashkohen në një pikë për aksionin politik, besoj që do të arrijmë në një gjuhë edhe për daljen me kandidat të përbashkët në këto zgjedhje dhe të kemi mirëkuptim të plotë për të bashkuar demokratët”, tha Kapllanaj.

Agron Kapllanaj ka mbajtur më herë postin e kreut të bashkisë së Mallakastrës deri në vitin 2019. Ai është kandidati i parë i zyrtarizuar nga ana e partisë Demokratike sa i takon zgjedhjeve lokale të 2023.

Agron Kapllanaj, i cili do të futet në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Mallakastër nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor.

“Nuk kam munguar në asnjë protestë. Ndoshta një pjesë e atyre që bredhin pas Berishës tani ndoshta s’kanë qenë më parë, por do të jem sa herë të duhet në protesta.

Nuk do të jem në 6 dhjetor sepse nuk dua të bëhem pjesë e turpit. Ne presim në vend Samitin. Ndodh për herë të parë, është ngjarje historike. Nuk dua ta nxij faqen time dhe të protestoj, le të ketë një datë tjetër”, tha Kapllanaj.

/s.f

 

Next Post
U kap me 3 kg kanabis brenda në automjet, vihet në pranga 23-vjeçari në Krujë

U kap me 3 kg kanabis brenda në automjet, vihet në pranga 23-vjeçari në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In