Lulzim Basha tha nga selia blu se kryetari i PD-së, nuk merret me kartat e anëtarëve. Duke ju përgjigjur akuzave të Sali Berishës se u ka marrë kartat anëtarëve, Basha u shpreh se çdo anëtar identifikohet edhe me kartë identiteti.
‘Unë u kam marrë kartat anëtarëve dhe s’u kam dhënë kartat? Shiko kryetari i PD-së nuk merret me kartat. Tani që ma kujtove duhet të kujtoj se ku e kam kartën time. Çdo anëtar identifikohet edhe me kartën e identitetit. Unë kam votuar me pasaportë dje.’- tha Basha.
/b.h











