• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha duhet të ndihet krenar me Bashën

by Plator Nesturi
18/11/2021 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Ndërsa i është vërvitur me gjithë taborret e tij për ta përzënë nga kreu i PD, Berisha në fakt duhet të ndihet krenar për ish beniaminin e tij. Si ai dikur, edhe Bashën vetë, nuk mund ta shkulë dot askush më, pasi ka arritur të kapë fronin e pushtetit në parti. Qoftë ky edhe vetë Berisha që i ka mësuar hilet e zanatit. Pasi e kish mbrojtur pozicionin e tij në dekada në beteja të ashpra më Pashkon, Cekën, Hajdarin, Imamin, Baletën, Pollon e Selamin, çka e bëri të pakonkurueshëm për të mbajtur kurorën e liderit historik, Berisha nuk e kish menduar kurrë se do të sulmonte sërish nga jashtë për të marrë kreun e PD. Që në ditët e para të krijimit të së parës parti në nisjen e pluralizmit, kur arriti tia rrëmbejë kreun Azem Hajdarit, që legalisht njihet si kryetari i parë i PD-së, Berisha kish luajtur në mbrojtje për të ruajtur spektrin e liderit. Për hir të këtij spektri i kish luajtur të gjitha kartat që kish në dorë, që nga strategjitë statutore, tek dredhitë për të hutuar kundërshtarët, që nga presionet e deri tek dhuna fizike prej “militantëve” ndaj kundërshtarëve direkt politikë në parti. Të njëjtat strategji ia mësoi dhe vetë Bashës në 8 vite opozitë, ku zgjedhjet një anëtar një votë ishin triumfaliste për kryetarin, pavarësisht se vinte nga humbja në humbje. Dhe konkurentët në PD shtyheshin tutje pikërisht me rekomandimin dhe bekimin e Berishës për ta mbajtur të pastër terrenin nga rivalët.

Me gjithë këto referenca për çka ka ndodhur në këto vite, ndërsa sot ndodhemi në kushtet kur Berisha po sulmon Bashën për ti marrë pushtetin, nuk duhet të na habisë dhe ngjashmëria midis tyre. Duket sikur Berisha po lufton kundër vetë Berishës ndërsa gjithë të tjerët janë dekor. Berisha sulmon gjithë vrull për ta trembur dhe mpakur kundërshtarin që në fillim që ti dobësojë gjykimin për të kundërvepruar. E në këto kushte askush nuk mund të mendonte një lëvizje të Bashës për të zhvlerësuar firmat e delegatëve të mbledhur nga Berisha dhe për të shpallur një tjetër datë për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar. Vetëm kaq u desh që takimet romantike të Foltores me liderin e vjetër të mbeten si kujtim i tureve të koncerteve në kohë vere për turistët. Vetëm kaq ishte e mjaftueshme për të hedhur në erë një takim ku mendohej se ishte i mjaftueshëm për ti bërë gjyqin Bashës e për ta zhveshur nga pushteti që i kanë dhënë demokratët. Dy kuvende më së paku veçse anullojnë njëri-tjetrin për të mos i dhënë peshë askujt. Porse partia mbetet në të njëjtën dorë, atë të Bashës, dhe ku gjithkush tjetër ose anatemohet si përçarës i partisë për aktivitetet paralele që kryen, ose është i lirë të krijojë një grupim tjetër politik së bashku me përkrahësit e vet. Në të gjitha rastet, beteja duket e mbaruar dhe Berisha është gjithmonë e më larg dyerve të oborrit të PD-së. Lideri i vjetër duhet tia njohë meritat nxënësit të vet, ashtu siç duhet të ndihet krenar se mësimet që ka dhënë nuk kanë shkuar kot. Në fund të fundit çështje evolucioni brenda të njëjtit model.

Ajo çfarë mbetet kureshtje është se si do të jenë rrjedhojat e këtij konfrontimi dhe me çfarë pasojash do ta lerë PD-në ky konflikt. Në të gjitha kombinacionet e levizjeve të këtij shahu politik, nuk ka asnjë shans që Basha të lëshojë pushtetin e tij dhe që ta imponojnë të largohet nga PD. Në këtë rast, Berishës dhe idhtarëve të tij, ndërsa nuk i marrin dot muret e PD-së i ngelet ose një betejë e gjatë ligjore nga e cila zor se do të kenë ndonjë zgjidhje në favor të tyre për të marrë vulën dhe godinën në zotërim. Në këto kushte u ngelet veç të krijojnë një familje të re politike dhe të ndërtojnë një shtëpi të re për partinë e sapokrijuar. Por është pak e vështirë ta mendosh Berishën si kryetar të një partie tjetër. Po ashtu, vështirë të mendohet se partia e re me kryetarin e vjetër mund të ngjallin ndonjë optimizëm te idhtarët e tyre. Në lëvizjen e Foltores mund të ketë një numër të konsiderueshëm deputetësh që mbështesin Berishën, porse kjo mbështetje ka vlerë për sa kohë mposhtet Basha dhe merret PD në kontroll. Vështirë të gjykohet se sa deputetë do të jenë të gatshëm të ndjekin Berishën në fatin e ri të një partie të re. Vetë Berishës i humbet objektivi që nëpërmjet marrjes në kontroll të plotë të PD të ushtronte presion mbi ndërkombëtarët për fatin e tij politik. Në një parti të re, i dënuar me non grata nuk do të jetë vetëm kryatri i saj, por dhe gjithë partia dhe deputetët shoqërues në këtë aventurë. Ndaj vështirë të gjykohet se kjo ndërmarrje politike mund të ketë sukses në të ardhmen, si në peshën e saj ashtu dhe në elektorat. Në këtë qerthull ngjarjesh mesa duket ka rëndësi vetëm se kush ruan vulën. Me të është dhe e ardhmja, pavarësisht se në muajt në vijim PD dhe opozita do të jetë e dobët. Në fund të fundit zhvillimet duhet të kompletojnë procesin e vet./ fjala.al

Next Post
Garo në krah të Berishës, vjehrra e saj vazhdon sulmet ndaj doktorit: Ktheu këtë popull në skllav, zhduku demokracinë në vend

Garo në krah të Berishës, vjehrra e saj vazhdon sulmet ndaj doktorit: Ktheu këtë popull në skllav, zhduku demokracinë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Problematike situata në Fier/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës, rrezikohen banesat

Problematike situata në Fier/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës, rrezikohen banesat

January 8, 2026
Përmbytjet nga moti i keq/ Reagon Delegacioni i BE: Po ndjekim me shqetësim situatën, të gatshëm të mbështesim popullin shqiptar..

Përmbytjet nga moti i keq/ Reagon Delegacioni i BE: Po ndjekim me shqetësim situatën, të gatshëm të mbështesim popullin shqiptar..

January 8, 2026
Dëbora dhe ngricat/ Policia apel qytetarëve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Dëbora dhe ngricat/ Policia apel qytetarëve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

January 8, 2026
Tensionohet situata në Durrës, Arjan Ndoji dhe Oerd Bylykbashi tentojnë të hyjnë me forcë në Bashki

Tensionohet situata në Durrës, Arjan Ndoji dhe Oerd Bylykbashi tentojnë të hyjnë me forcë në Bashki

January 8, 2026
“SHBA mbështet luftën ndaj krimit e drogës”/ VanHorn takon kreun e SPAK-ut dhe BKH-së

“SHBA mbështet luftën ndaj krimit e drogës”/ VanHorn takon kreun e SPAK-ut dhe BKH-së

January 8, 2026
Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

January 8, 2026
Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

January 8, 2026
VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

January 8, 2026
Lea Ypi si personazh Big Brother

Lea Ypi si personazh Big Brother

January 8, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In