• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha drejt izolimit, Ndoka premton: Opozita do bëhet më agresive përballë qeverisë!

by A R
28/12/2023 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita vijon të jetë e paqartë për të ardhmen e saj, ndërsa deputetët që mbështesin Sali Berishën kanë ashpërsuar tonet ndaj SPAK-ut, pas hetimeve që janë nisur për ish-kryeministrin.

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin deklaroi se SPAK është duke përdorur standarde të dyfishta ndaj opozitës dhe mazhorancës. Sipas tij, për Berishën kanë nisur hetime pa pasur asnjë provë apo fakt konkret, ndërsa shtoi se kjo lëvizje do e forcojë dhe do e bëj më agresive opozitën përballë pushtetit të Ramës.

Ai më tej theksoi se Lulzim Basha është marrë peng nga kryeministri Edi Rama me dosjen e lobimit rus, ndërsa përfaqësuesit e partive opozitare po hetohen politikisht nga drejtësia.

Intervista e plotë:

-Si e lexoni ju betejën e zotit Beisha me drejtësinë? A po sjell ajo kosto për gjithë opozitën në tërësi?

Po sjell kosto për vetë sistemin tonë plural, por edhe për atë të drejtësisë, për faktin se nuk ka asnjë logjikë politike dhe juridike forma dhe mënyra si ndiqet. Ka një lloj standardi.

Deputetët kanë imunitet që i mbron nga sulmet politike, jo nga drejtësia dhe kjo është arsyeja që vendet perëndimore e kanë këtë lloj standardi që shumë politikanë që janë dënuar e më vonë janë shpallur të pafajshëm u ka kushtuar shtrenjtë.

-Berisha po shkon drejt izolimit në shtëpi çfarë ndodh me opozitën në këto kushte?

Kjo është edhe më e rëndë. Për Berishën nuk ka një akuzë. Kjo dëmton procesin, besueshmërinë dhe standardin e SPAK. Berisha mund të hetohej i lirë dhe ti përgjigjej në çdo rrethanë drejtësisë. Ai është lideri i opozitës dhe merr konotacion tjetër kur e godet pa prova dhe fakte.

-Ju si aleat u kemi parë pak të distancuar nga kjo që po ndodh me zotin Berisha dhe risjell në vëmendje krijimin e një konfederate të së djathtës pak kohë më parë. Si do e zhvilloni këtë ide politike  kur PD është e përçarë, Berisha do jetë në shtëpi dhe Basha nuk ka komunikim me ju?

Opozita është institucion përtej emrave dhe partive të veçanta. Është e rëndësishme që opozita të organizohet Për fatin e mirë po gjejmë rrugë edhe me pengesat që na dalin para. Janë disa gjëra që të japin motiv. Nuk e dëmton opozitën një gjë e tillë. Mund të bëhet një opozitë më agresive përballë pushtetit të Ramës

-SPAK ka krijuar pakënaqësi në gjirin e opozitës për shkak të asaj që po ndodh me Berishën dhe asaj që do ndodhë me Metën dhe Kryemadhin. Por kemi edhe ministra e ish ministra që janë nën lupën e SPAK. Ju si e shikoni këtë lëvizje të SPAK?

Ka pasur standard të dyfishtë, nga opozita po veprojnë ndryshe nga mazhoranca ndryshe. Nga opozita krijohen tymnajë pa akuza. Me Lulzim Bashën e kapur peng nga rama me dosjen e lobimit rus, kemi ish presidentin Meta që të gjitha mediat mbushin thashetheme ndaj tij, kemi zotin Mediu që i hapen çështjet, partia e Dules është marrë peng nga policia. Kjoështë një goditje frontale ndaj opozitës. Kjo na krijon një frymë mbytëse.

/a.r

Next Post
Vdekja misterioze e 34-vjeçares shqiptare që ra nga ballkoni i hotelit, në dhomë me të edhe një burrë dhe një grua

Vdekja misterioze e 34-vjeçares shqiptare që ra nga ballkoni i hotelit, në dhomë me të edhe një burrë dhe një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In