• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha donte t’i jepte shërbimet për TAP-in grekut, thoshte se ne nuk kemi përvojë”

by A R
09/09/2024 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur merr përsipër një qeverisje, merr përsipër përgjegjësitë. Ne nuk kemi as paratë, por tani kemi mbetur edhe pa mendje. Fakulteti gjeologji miniera, është shkolla ku unë kam përfunduar studimet, nuk ka një fushë që ë merret me studime specifike apo përgatitje specialistësh. Bota për gazin ka specialistë. Duhet një platformë që punët të bëhen nga specialistët. Të zgjodhën njerëzit që janë të fushës.

Berisha donte t’i jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte ne nuk kemi përvojë. Ai, mund të mos ketë përvojë si doktor, sepse ai mund të ketë përvojë në salla operacioni apo salla kardiologjie, por pyet, pastaj fol. Problemet që u krijuan me Greqinë, na kanë vonuar në zgjidhjen e problemit të kalimit të gazsjellësit dhe kalimit në rrjet. Ne kemi bërë disa takime për rrjetin shqiptar, me rusët, me grekët, me maqedonasit, janë bërë që në vitin 1990. Problemet që u krijuan nga politika deri në ‘95 kishin pasoja. Pse greku donte që TAP-i të kalonte nga Igumenitsa, ishte çmenduri. Përveç distancës së madhe, thellësia ishte mbi 1000 metra. Kush është ai që do të shpenzojë kur ka mundësi të harxhojë më pak?

Pas Berishës ishte Ilir Meta kryeministër. Ai thoshte që tani që u ndërtua TAP-i Shqipëria ka një pavarësi të dytë. Sa TAP-a e TAP-a do të vijnë e do të ikin. Por ato nuk i japin pavarësinë Shqipërisë. Pavarësinë ia jep një platformë e qartë për të nxjerrë e përdorur gazin e saj”, u shpreh Rrokaj në Dritare TV.

Më tej duke folur për TAP, një temë që Dritare TV, i ka kushtuar në cikël emisionesh, Rrokaj shprehet se Shqipëria nuk ka përfitime të mëdha nga ky projekt, përsa kohë nuk merr gaz.

“TAP-i është për mua një tubacion që kalon në Shqipëri dhe kaq. Tashmë është e domosdoshme që ato probleme që ju i keni trajtuar në emisionet që keni bërë me ekspertët, është e nevojshme të zgjidhet sasia e gazit që duhet siguruar. E dyta mënyra se si do të zgjidhet TEC-i i Vlorës, pasi kjo që kanë bërë tani është provizore. TEC-i i Vlorës do furnizim të pandërprerë. Në kushtet kur Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz, edhe në Shqipëri ka pasoja.

Dua të flas pak infrastrukturën e TAP në ato zona ku kalonte gazsjellësi. TAP-i nuk ka bërë infrastrukturë në Berat se ishte human. E ka bërë sepse ia ka dashur puna. Ndaj ka bërë diçka edhe për ne. Ka numëruar karrot e dheut dhe thoshin kaq karroca me dhe i hoqëm për të bërë një urë kalimi me hapësirë 34 metra. Të thotë ky grupim i tillë me një potencial kaq të fuqishëm u mora me karrocat e dheut, nuk më duket normale. Thonë që kanë shpenzuar 19 milionë dollarë për Shqipërinë, por kjo është thikë me dy presa”, tha Rrokaj në Dritare TV.

/a.r

Next Post
Fredi Beleri kërkon të betohet si eurodeputet, kërkesë Drejtorisë së Burgjeve ta lejojë të shkojë në PE

“Me ndihmën e Belerit…”, Mitsotakis flet për marrëdhëniet me Ramën: Kaluam një periudhë të vështirë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In