• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha do vazhdojë të jetë “ëngjëlli” mbrojtës i Bashës

by Mero Baze
10/09/2021 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që sot janë në anën e Sali Berishës, disa të keqardhur dhe shumica tjetër mbështetës të tij janë duke menduar se si do të shkoj fati i betejës së tij me Lulzim Bashën. Për të qenë të qartë për fatin e kësaj beteje duhet të biem dakord se ¸farë tipi udhëheqësi është Lulzim Basha. Deri më sot ai ka qenë një përfitues i shkollës së Sali Berishës, një udhëheqësi autoritar që ka përjashtuar në historinë e tij politike 35 deputet Nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka shkarkuar kryetarin e partisë, duke mos e lejuar të hyj as në mbledhje, ndërkohë që ishte kryetar partie formalisht, është rikthyer kryetar partie dhe ka zënë zyrën në Shtator 97, ndërkohë që PD kishte ende Formalisht një kryetar, dhe më pas ka krijuar një kulturë politike të mos përfilljes së rregullave apo normave demokratike brenda partisë. Nëse e doni Lulzim Bashën, ithtarë të Sali Berishës duhet të pranoni se ai duhet të aplikoj shkollën e tij politike dhe nëse zbaton parimet e shkollës politike të Sali Berishës fati i betejës është i qart. Sali Berisha nuk ka më vend në Partinë Demokratike.

Ai që kërkon rregulla, statute, vendimmarrje dhe kolegjialitet, është duke përsëritur klithmat e dëshpëruara të Neritan Cekës Gramoz Pashkos, Prec Zogaj, Petrit Kalakulës, Abdi Baletës, Eduard Selamit, Bashkim Koplikut, Alfred Sereqit, ish-Genc Pollos, ish-Genc Rulit, ish-Dashamir Shehit, ish-Arben Imamit, Uran Butkës, Ilir Rusmalit, Spartak Ngjeles, Gilman Bakallit, Sokol Olldashit më 2013, e më pas Jozefina Topallit Astrit Patozit Ritvan Bodes Majlinda Bregut, e deri tek këta të fundit. Ai I ka përçmuar ata që kërkonin rregulla, statute partie, rregullore dhe të gjithë perjashtoheshin duke nxjerr tek dera Sali Luzhën.

Lulzim Basha mjafton të jetë sa dhjet për qind e Sali Berishës i padrejtë dhe Sali Berishae ka të humbur këtë betejë. Nëse e doni Lulzim Bashën demokratë, që pasi është zgjedhur prej Sali Berishës siç e përshkruam më lart, pasi ka spastruar nën bekimin e Berishës gjithë partinë, pasi e ka mbushur partinë me njerëzit e vet jopolitikë që as u shkon mendja kush është Sali Berisha, pra nëse e doni që ai të transformohet brenda ditës siç e duan armiqtë e tij, atëherë ai do të mundet, por mjerisht në PD nuk është se do të vij demokracia por do të vij sërish Berisha.

Ndaj që të mundi Sali Berishën Lulzim Basha është i dënuar të sillet si Sali Berisha. Eshtë pak a shumë konflikti mes perëndimit dhe ISIS apo talibanëve, të cilët përdorin demokracinë e perëndimit për t’i bërë gjëmën atij, ndërsa në vendet e tyre sundojnë me dhunë dhe pa rregulla. Lulzim Basha nuk ka ndërmend të bëhet demokrat dhe mos ia kërkoni këtë sidomos në emër të Sali Berishës. Sali Berisha do të jetë ëngjëlli mbrojtës i tij në këtë betejë, me shkollën e tij politike autoritariste, me shembujt e ndyrë që ka dhënë gjithë jetën ndaj kundërshtareve, dhe mbi të gjitha me investimin që ka bërë për të spastruar gjithë PD me duart e Lulzim Bashës.

Nuk ka ndodhur ndonjë dramë e madhe Thjesht sot i ka ardhur radha vet atij. I ka ndodhur pak a shumë siç mund ti ndodh djalit të tij biznesmen, që i ka vendosur tokat e vjedhura në bregdet në emër të shokëve të ngushtë, që të duket sikur nuk janë të tijat dhe dikush prej tyre mund t’ia mbaj tokën tani, duke thënë është e imja me letra. Siç po ja bën Luli me partinë. Kështu është dhe historia e Bashës me Berishën. Berisha ka një aleatë dhe një shembull se si mbahet zyra dhe çelsat e PD në këto raste. Ai është shembulli dhe shkolla e Sali Berishës. Ai është nxënësi I tij i mirë. Thjesht pas 8 vitesh, ka ardhur dita të filloj punë si mësues, në shkollën “Sali Berisha”.

Next Post
Mbërrijnë udhëtarët e parë me “Naimin” në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit

Mbërrijnë udhëtarët e parë me “Naimin” në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In