• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha do të gjykohet edhe nga Gjykata Ndërkombëtare, pritet arrestimi i tij për…”

by A R
27/12/2024 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi ka analizuar pretendimet e fundit të bëra nga ish-ministri i qeverisë Berisha, Genc Pollo, i cili deklaroi se njerëz të afërt të presidentit të ri të SHBA, Donald Trump kanë premtuar heqjen e statusit “non grata” për Sali Berishën. Çupi në një intervistë për gazetën “SOT” i përgjigjet këtyre pretendimeve me ironi, duke theksuar absurditetin e këtyre deklaratave dhe duke vënë në pah krimet dhe aferat që rëndojnë mbi Berishën.

Sipas tij, kreu i PD do të gjykohet jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe nga gjykata ndërkombëtare. Z.Çupi paralajmëron se problemet e Berishës sapo kanë nisur, pasi pas dënimit që do të marrë për aferën Partizani, ai do të arrestohet edhe për vrasjet e ‘21 Janarit’, ‘Gërdecin’, firmat piramidale, shitjen e detit, mbështetjen ndaj terrorizmit islamik ’92-’97, sulmin ndaj ambasadës amerikane dhe thyerjen e rezolutave të OKB.

Analisti Çupi gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, trajton tema të rëndësishme për situatën aktuale në Shqipëri, duke përfshirë punën e SPAK, pritshmëritë për vitin 2025, dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e përgjimeve dhe korrupsionit. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, Çupi ofron një pasqyrë të qartë mbi sfidat dhe aspiratat e Shqipërisë për drejtësi dhe shtet të së drejtës.

-Zoti Çupi, një nga ish-ministrat e qeverisë Berisha, zoti Genc Pollo deklaroi publikisht se ka biseduar me njerëz të afërt të Trump, të cilët i kanë premtuar se Trump do të heqë titullin “non-grata” për Berishën. Si e analizoni?

Për të qeshur e për të qarë. Po të ishte se Trump do të dinte të fliste e lexonte shqip, për një sekondë do të bënte ‘grimasa’ se do të mendonte sikur dikush po bën një shaka pa pikë kripe. Pas dy sekondash do ta mblidhte veten dhe do të pyeste: “Ore, po kjo botë plot me njerëz të marrë është, a mos vallë dikush e ka seriozisht?

Do të dilte se dikush është në Shqipëri që po e bën këtë marrëzi sikur e ndanë  edhe me Trump. Atëherë presidenti i zgjedhur në Amerikë do të bënte gishtin e mesit dhe do të shpërthente “Fuck You!”, sepse do ta merrte si tallje. E kush ta tallte? Një hajdut, vrasës dhe i korruptuar në Shqipëri. Aq më keq një njeri i urryer nga populli i vet sepse e ka shtypur popullin, e ka dhunuar, i ka mohuar pronën dhe Drejtësinë… “Fuck You”, do të thërriste prapë Trump, në këtë shpërthim, siç edhe shpërthen në raste kur dikush e fyen ose kur dikush e përgjon për ta vrarë. Sepse është po kaq fyese për dikë, aq më shuma për presidentin e Amerikës, kur i pandehuri para gjykatës, Sali Berisha, shkarravitet lart e poshtë dhe deklaron se ‘ po pres shokun tim Trump”.

Mendoni sa e rëndë është kur i shpifet presidentit amerikan sikur ky tani ka shokë njerëz si Berisha, i pandehur për korrupsion, i kallëzuar për vrasje shtetërore para zyrës së vet, i treguar si tentues për sulm të armatosur mbi ambasadën amerikane, furnizues me energji i Milloshevicit, minues i demokracisë, komunist i vetëshpallur si demokrat. Mendoni çfarë fyerje e rëndë është për presidentin amerikan! Por Berisha dhe lakenj nuk e bëjnë këtë rreng të pashoq pse besojnë vetë në një marrëzi si kjo. Jo, nuk janë aq të marrë, mejë janë djallëzorë deri në torturën ndaj njerëzve. Por e bëjnë me qëllim që të marrin kohë me mashtrime. E bëjnë edhe për budallenjtë rreth tyre. E bëjnë edhe pse luajnë rolin e peshkatarit….  Thonë ‘ haj të hedhim grepin një herë, sa budallenj do të kapim’.

-Çfarë përditshmërish keni për punën e SPAK për vitin 2025?

SPAK nuk është një ishull i vetmuar diku në mes të detit. Jo. SPAK është shumë gjë. Sigurisht në ato zyra punojnë 30 a 50 vetë, hetues e prokurorë. Janë shuma pak në krahasim me korrupsionin e thellë që është mbjellë pas vitit 1990 në vendin tonë. Por SPAK ka me vete aspiratën e pa fund të popullit për drejtësi. SPAK ka me vete bekimin hyjnor se ‘ e drejta zhytet, por del një ditë’, dhe se ‘gjaku i njeriut nuk shkon hupë’.

Mes drejtësisë dhe pushtetit ka gjak. Dy ish presidentë dhe dy ish kryeministra kanë lyer duart me gjak. Kanë thithur djersën dhe gjakun e njerëzve dhe i kanë bërë vila për vete, i kanë bërë pasuri në banka të fëlliqta, po i përdorin për të paguar avokatë dhe djaj në botë kundër popullit. Sali Berisha dhe Ilir Meta, pak nga pak, po marrin formën e frikshme të kuçedrës që del nga shpella e ha njerëz. Se realisht kështu janë. SPAK ka me vete, si kurrë më parë, edhe mazhorancën parlamentare dhe mazhorancën qytetare.

Është hera e parë që mazhoranca e kërkon drejtësinë si mjet për të ndërtuar shtet për qytetarët e vet. Askush nga radhët e mazhorancës nuk mund të shpëtojë para ligjit. Kjo është fitorja më e madhe e kësaj epoke. Aq sa na kanë marrë nëpër këmbë me grupimet kriminale Berisha e familja dhe Meta e familja, aq do t’ i dalë uji i zi korrupsionit dhe krimit. Në ballë të kësaj punë, natyrisht që është SPAK. Viti 2025 do të ketë një parlament më të pastër, një mendim tjetër të zyrtarëve, dmth., jo sapo të marrin karrige të nisin vjedhjen. Nuk do të kemi më fatkeqësi të tillë kombëtare si Berisha & Co.

-A besoni se GJKKO do ta kthejë Berishën në arrest shtëpie, aty ku ishte?

Nuk besoj se Berisha do të kthehet më kurrë atje ku ka qenë. As si rrezik ndaj vendit, as si përbindësh i të drejtës njerëzore, as si person publik, as si ‘kryeministër (hahahahahah  Të vjen për të qeshur). Por as në shtëpi si i arrestuar nuk besoj të kthehet.  E sigurt është se Berisha do të arrestohet me akuzën që ka përballë si i korruptuar për çështjen Partizani. Pastaj do të arrestohet me dosjen e vrasjeve të 21 Janarit, ku do ti dalë mjekra një metër në burg. Pastaj për Gërdecin. Pastaj për firmat mashtruese piramidale, Pastaj për dhuratën me det ndaj Greqisë, Pastaj për mbështetjen ndaj terrorizmit islamik në vitet 1992-1997. Për thyerjen e rezolutave të OKB. Për sulmin ndaj ambasadës amerikane. Çfarë besoj dhe e shikoj si një realitet të pa mohueshëm, është se Sali Berisha do të gjykohet nga gjykata ndërkombëtare për krime në sfera ndërkombëtare.

-A mendoni se Gjykata Kushtetuese do t’ i njohë si prova të vlefshme përgjimet e “SKY ECC”…

Çfarë dihet me siguri është se përgjimet ekzistojnë. Dihet edhe që kanë lidhje me provat apo aktet që kanë ndodhur jo në ajër, por në tokën tonë. Këto të dyja janë realitete jo ajrore, por materiale. Krimi është në materie, kallëzimi është në materie, ligji është shumë material, gjykata është e detyrueshme dhe detyruese kundër krimit, dhe njeriu në këtë vend është po aq material e po ulërin për drejtësinë që ia kanë mohuar kaq kohë. Atëherë çfarë mund të bëjë Gjykata Kushtetuese përballë këtij realiteti?

Nuk do ta njohë përgjimin si të ligjshëm? Në rregull. Nuk e njeh sot, e njeh nesër. Bota është e angazhuar kundër krimit në gjithë rruzullin. Kriminelët shqiptarë janë kriminelët spektakolarë në botë, sidomos Berisha dhe Meta me familje. E di se në shtete si Gjermania dhe Italia gjykatat po bëjnë leksione juridike mbi përgjimet që nuk i njohin, ata e kanë luksin. Por kjo nuk do të mund të merret me shenja barazimi mes nesh e atyre. Se ne nuk kishim drejtësi për disa dekada, ndërsa ata vijnë përmes procesesh shembullore drejtësie. Sepse krimi këtu është kryer këtu në këtë tokë e mbi ketë njeri. Gjykata Kushtetuese dhe çdo gjykatë është e detyruar të dëgjojë rënkimet e popullit të vet për drejtësi kundër kriminelëve të mëdhenj. Edhe gjykatat evropiane në këtë pikë do të vijnë, me siguri.

Intervistoi: Rigels Seliman

Next Post
Grupi BALFIN: 2024 një vit tjetër i suksesshëm në gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve

Grupi BALFIN: 2024 një vit tjetër i suksesshëm në gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In