• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha do armatë për ushtarë kazerme në Kuvend”, Açka për koalicionin “PD-ASHM”: Arnime! Kreu i demokratëve do “pushkë të nxehta”

by S T
18/03/2025 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Flutura Açka në një intervistë për Report Tv tregon se përse vendosi të distancohet nga politika, ndërsa ‘analizon’ edhe replikat Rama-Basha deri te zhvillimet brenda Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Një cirk mes Ramës e Bashës i quan replikat e tyre, që sipas saj është si një lojë me topa lecke në prag të fillimit të fushatës elektorale.

“Janë akoma të gjitha palët në proces nxehje, akoma s’ka nisur mirë fushata. Akoma janë në diskutim listat, fakti që listat saktësohen në minutën e fundit tregon një papjekuri të politikës shqiptare. Rama dhe Basha, ka qenë heshtje e gjatë mes tyre, pse mos të luajnë pak kukafshehthi pak në fillim të fushatës. E shoh si një lloj loje me topa lecke. Njërit i shkon se është brenda staturës së tij, flas për Ramën i cili gjithë kohën politike është marrë me këtë lojë.

Mund të jetë një gjë e paqëllimtë, që rastisi ndodhi, por fakti që vazhdon edhe sot ky lloj cirku, mendoj se mund të jetë edhe pjesë e një lloj PR të padukshëm. Kjo nuk mbulon dot as korruptimin e qeverisë Rama, as gropën me të cilën e ka përshkruar të paktën këto 4 vite e fundit, performancën politike Basha”, tha Açka në Report Tv.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Açka thotë se nga politika u tërhoq për rasye personale, por rezerva ka për të djathtën kur thotë se po ndotet shumë.

“Ka disa arsye, por arsyet thelbësore janë personale. Unë jam personazh që vij nga bota e letrave, i jam kushtuar bashkimit të njerëzve një lloj fuzioni të të ideve, pavarësisht ngjyrave që kanë, njerëzit të jenë lexuesit e mi. Kjo ka qenë një lloj përpjekje e jetës sime, jo se nuk kam pasur vokacion politik. E shoh që PD dhe e djathta në përgjithësi po varavitet në një ligati, që jo vetëm nuk u përpoqëm ta bënim të performonte si duhet, por e ndotëm edhe më shumë, e copëtuam edhe më shumë”, theksoi Açka.

Listën e Sali Berishës, Açka thotë se nuk priste asnjë risi. Ajo thekson se Berishës i duhen ‘pushkë të nxehta’ dhe të jenë besnik.

“E shoh situatë të vështirë, s’ka qenë e çuditshme të shoh një listë besnikësh të Berishës. Nisur nga sondazhet, kuotat e tij janë në zbritje. Nuk e di ca mund ti japë më shumë shqiptarëve, që të bëhet i besueshëm. Edhe këto arnimet, 24 apo 24, janë njerëz pa kurrfarë performance politike. Është një listë besnikësh, se Berishës i duhen pushkë të nxehta dhe të jenë besnik. Edhe në Kuvend të jenë rreth tij një lloj armate për ushtarë kazerme. Të jesh besnik i Berishës në kushtet që janë shqiptarët sot, është një gjë që duhet parë më hollësi”, tha Açka.

Next Post
“Ne jemi e vetmja forcë që bëjmë shtet”, Rama në Berat:Bufi as ‘Tomorrin’ nuk solli në Berat! Këtu do ua bëjmë ‘nocin’ si kukurec Poliçani

"Ne jemi e vetmja forcë që bëjmë shtet", Rama në Berat:Bufi as ‘Tomorrin’ nuk solli në Berat! Këtu do ua bëjmë ‘nocin’ si kukurec Poliçani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In