Sali Berisha tha se dhëndri i tij është një hero i denoncimit të inceneratorëve. Sipas tij, ndaj edhe SPAK s’e thirri kurrë ta pyeste për këtë çështje.
Ai shtoi se Jamarbër Malltezi është censuruar dikur në Partinë Demokratike. Sipas tij, ngaqe Basha nuk e lejonte Malltezin të dilte në televizion, ai u detyrua dhe shkruajti 292 statusë.
“Dhëndri im ka bërë 292 statuse. Ka bërë kaq shumë sepse në PD censurohej, nuk e lejonte Lulzim Basha. Ka denoncuar më shumë së unë dhe se vetë PD-ja aferën e inceneratorëve” – tha Sali Berisha.
/a.r











