Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pasi dënoi gjestin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili shtu në foltore kreun në detyrë të PD Enkeleid Alibeaj.
Për këtë, ish kryeministri ka nxjerrë në skenë deputetin e tij Edi Paloka.
‘Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më, se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…!’, shkruan Edi Paloka.
‘Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. Të mos përsëritet!’, shkruante Yuri Kim në Twitter./m.j