Shqiptarët e Ballkanit, sipas agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër, do të përfaqësohen nga dr. Sali Berisha nga Republika e Shqipërisë dhe Hashim Thaci nga Republika e Kosovës. Kurse nga Turqia Rexhep Erdogan, nga Serbia Borislav Tadiç, Maqedonia përfaqësohet nga presidenti i saj George Ivanov.
Punimet do t’i hapë Georg Carteron , president i Forumit Ndërkombëtar i cili sa herë flet për Kosovën dhe shqiptarët përmend miqtë e tij: presidentin historik Rugova dhe liderin e opozitës shqiptare Sali Berishën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.