• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dhe të tijët “non grata” sepse cënojnë dinjitetin njerëzor

by Alba Malltezi
06/02/2022 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Pak vetë e dinë, por me siguri të gjithë ata që kanë punuar që në hapat e parë të Rilindjes Demokratike e dinë shumë mirë se Sali Berisha është ndër të parët përdorues të gjuhës së urretjes në Shqipërinë Demokratike. Jo vetëm si furnizues materialesh denigruese, personale për kundërshtarët e tij, por edhe autor shkrimesh me emra anonimë, ku me një gjuhë “rruge”, me shpifje, deformime dhe shprehje që cënojnë dinjitetin njerëzor, sulmonte dhe nxiste sulm ndaj njerëzve që e kritikonin dhe sot e kritikojnë. I publikonte ato sulme, intriga, shpifje në RD e atyre viteve që shihej si zëri i të vërtetës pas kohëve të errëta të zërit të popullit.

Ata që sot i quajmë “urryes” në social media, me Berishën e kemi patur shembull që në fillimet tona të Demokracisë, duke deformuar dhe duke ndotur debatin konstruktiv në shoqëri. Për të realizuar këtë taktikë të shëmtuar politike, përherë është rrethuar nga një grup njerëzish që për arsye të ndryshme: adhurim, dedikim, frikë, servilizëm, përfitim, i kanë qëndruar afër duke shumëfishuar taktikën e tij çnjerëzore; të tjerë, e braktisën rrugës duke u bërë dëshmitarë të asaj kohe çmendurie. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku përdoruesit e gjuhës së urrejtjes izolohen, dënohen nga një shoqëri e tërë dhe nga ligji, me fenomenin Berisha ne i kemi ata në politikë krah tij, në media krah tij, editorialistë, botues e portalistë krah tij. Të vetmin hap për izolimin e tyre e kanë bërë shqiptarët, që me votë këmbëngulëse i dënojnë të qëndrojnë në periferi të shoqërisë e vendimmarrjes.

Në çdo kohë Berisha e gjen një shpurë idhtarësh të ngjashëm me të që i bëjnë jehonë taktikës së tij denigruese dhe cënuese të dinjiteti njerëzor. Në darën e tyre të ndotur përfundojnë sistematikisht “armiq” të vjetër e “armiq” të rinj: nga gazetarë, politikanë, njerëz të drejtësisë, ambasadorë, artistë e njerëz të shoqërisë civile, kushdo që “guxon” të shprehë një mendim që nuk është sipas botëkuptimit të ish-Presidentit, ish-kryeministrit, ish-liderit të PD-së të Shqipërisë.

Atëherë, në tymin e pikëpyetjeve që ky grup “terroristësh” mediatikë e shpërndarës shpifjesh e sharjesh në social media, që shpërndan i habitur se “përse SHBA-të guxuan ta deklarojnë Sali Berishën dhe familjen e tij “non grata”, duhet të shtohet si qartësim edhe një arsye e rrallë në gjithë botën: Sepse Sali Berisha, disa nga familjarët e tij dhe bashkëpunëtorët, si askush tjetër në Shqipëri, në Ballkan, në Europë, në Botë, ka prodhuar dhe prodhon materiale që cënojë dinjitetin njerëzor të kundërshtarëve të tij politikë, të punonjësve të shtetit që i dilnin dhe i dalin kundër dhe të kujtdo tjetër që e mendon ndryshe nga ai.

Dhe sidomos, “non grata” edhe për një arsye tjetër: Sepse ky zell i cënimit njerëzor sistematik dhe i vazhdueshëm, i sulmit të kundërshtarëve jo për shkak të bindjeve, por për shkak të origjinës (shqiptarë apo të huaj, italianë, amerikanë, gjermanë, francezë, koreano jugorë, kinezë), të racës, të ngjyrës së lëkurës, të përkatësisë fetare dhe krahinore, përfundojnë nën darën e sulmeve të tij dhe njerëzve që i shërbejnë në familje dhe në media. Deformimi sistematik i të vërtetave, i emrave dhe mbiemrave të shqiptarëve që janë kundër tij,  i familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të atyre që e kanë kritikuar dhe e kritikojnë, është cënimi i dinjiteti njerëzor që Sali Berisha ushtron gjithë këto vite, përditë, në Shqipëri.

Next Post
Ish-ministri i Shëndetësisë: Rama po na provokon me maskat! Ato janë burim infeksioni

Ironia e Nard Ndokës: Shtëpia e Lirisë, Shtëpia e Blinduar dhe Shtëpia Publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In