• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Berisha dhe Meta duan të mbajnë në jetë garantin

by S M
13/12/2017 01:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka një zyrë në këtë shtet, një institucion, madje më saktë një person në hierarkinë e lartë, i cili ka futur prej kohësh në sherr të gjithë klasën tonë politike. Është një person që kthen e rikthen në jetë në mënyrë të përsëritur aleancën e dikurshme Berisha-Meta të viteve 2009-2013.  Është prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, njeriu i emëruar me 72 vota në parlament nga PD dhe LSI, të cilin këto dy parti po përpiqen ta mbajnë sa më gjatë në post, edhe këto orë kur i ka mbaruar mandati. Një figurë që ka qenë aty që nga dita kur është zgjedhur, si garanti i një pushteti me dy koka, që vijon të përpiqet të mbajë peng me të gjitha mënyrat rënien e kastës së vjetër të drejtësisë shqiptare. Si një parakusht për të ruajtur të paprekur imunitetin personal të atyre që e mbrojnë, aq të vënë në pikëpyetje muajt e fundit nga reforma në drejtësi.

Adriatik Llalla po e sheh veten në syrin e një cikloni që po vonon ta japë goditjen por që tashmë ka vënë në lëvizje shumë ujra. Sidomos në ambjentin politik, aty ku rënia e “tapës” së organit të akuzës, mund t’i hapë rrugë hemoragjisë së hetimeve, që nuk dihet se deri ku mund të shtrihen më pas. PD dhe LSI kanë humbur shumicën qeverisëse, por po përpiqen të ruajnë çka të munden nga qendra tjetër e madhe e pushtetit: drejtësia. Kanë kthyer mbrapsht çdo ftesë të maxhorancës për të negociuar kryeprokurorin e ri, kanë sulmuar thusje çdo ditë ambasadorë të huaj e institucione ndërkombëtare, kanë vënë barrikada në komisionet parlamentare, podiume politike dhe media, në mbrojtje të një pozicioni të vetëm: zgjatjen e qëndrimit të Adriatik Llallës në zyrë.

Nga ana tjetër, të dyja partitë e mësipërme akuzojnë në kor Ramën se po kërkon të kapë drejtësinë. Një akuzë që të bën të shqyhesh gazit, kur sheh se nga cili drejtim vjen. A ka sadopak të drejtë Sali Berisha dhe Ilir Meta të flasin për kontroll mbi drejtësinë, kur kanë në duar, prej dy dekadash e gjysëm, skeptrin e pronarëve të vetëm dhe të padiskutueshëm të sistemit të kalbur dhe të superkorruptuar të drejtësisë shqiptare? A kanë sadopak të drejtë të thonë diçka për abuzim ndaj institucionit të akuzës, kur shkelën ligjin, në kohën kur ishin në pushtet, duke i ndaluar pikërisht kryeprokurorit të kohës, hetimet mbi 21 janarin?! A mund të mbrohet sot me kaq forcë dhe stoicizëm trashëgimia e paqenë e Adriatik Llallës në krye të prokurorisë, kur merita e tij e vetme ka qenë mbyllja, e jo hapja e çeshtjeve në ngarkim të politikës e biznesit.

Opozita e sotme po mbron veten duke mbrojtur në “kohë shtesë” Adriatik Llallën. Paneli që fillon në krahun e djathtë të sallës së Kuvendit e që mbaron në zyrat e Presidencës, po zhvillojnë betejën finale për t’i dhënë qysh në krye të herës një formë të shtrembër procesit të transformimit të drejtësisë shqiptare. Një procesi i cili, siç e kanë thënë qartë dhe prerë amerikanët dhe europianët, nuk mund të vijojë me Llallën në zyrë. Berisha dhe Meta po përdorin lidershipin e çoroditur të Lulzim Bashës, për të hedhur sa më shumë tym dhe për të krijuar sa më shumë destabilizim në rrugën ku po shkel reformimi i drejtësisë. Duke avancuar një axhendë thellësisht personale dhe krejt shpërfillëse ndaj nevojës urgjente të ndryshimeve të thella që duhen në drejtësinë shqiptare.

Kjo piskamë vaji që këndohet çdo ditë për fatin e Llallës është në fakt materializimi i frikës trevjeçare që PD e LSI kanë nga përmbysja e sistemit të vjetër klientelist të drejtësisë shqiptare. Prandaj Adriatik Llalla duhet të rrijë sa më gjatë në zyrë, edhe pse pa mandat dhe me një bilanc anonim që nuk i hyn në punë askujt. As atij vetë.

Next Post
Misteri i atentatit, pse doli Ndoka nga banesa në orën 04:00…

Vrasja e Ndokës/ Asnjë e dhënë për autorët, çfarë deklaruan vëllezërit në polici

Comments 1

  1. Albi_I says:
    8 years ago

    Ore si eshte kushtetuta, pa vleresimet personale te juajat nuk i hyne ne pune askujt?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In