• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dhe dhëndri online, prezantojnë programin e PD për Mjedisin: Narkoshteti preu pyjet e zaptoi tokat

by E S
31/03/2025 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike prezantoi sot (31 mars) programin elektoral për Mjedisin, Pyjet dhe Kullotat.

Ndërsa ishte i pranishëm, Sali Berisha nuk kishte munguar të bënte pjesë të panelit dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, edhe pse online për shkak të masës arrest shtëpie nga GJKKO dhe SPAK për aferën e dosjes “Partizani”, ku është i akuzuar e i pandehur edhe vetë ish-kryeministri (me detyrim paraqitjeje).

Edhe pse zyrtarisht akuzohen për zaptim tokash, të dy shigjetuan qeverinë për shpyllëzimin e vendit, zaptimin e tokave për investime strategjike në zona të lakmuara, dëmet nga shkatërrimi i tyre prej prerjes së paligjshme dhe zjarreve.

Madje Berisha shkoi më tej, duke akuzuar edhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht kreun politik të PS për Diasporën, Taulant Balla, duke thënë se ka zaptuar tokat e Librazhdit dhe Kolonjës, fillimisht duke u rrafshuar pyjet, me qëllim investimin.

“Qeveria dhe kryeministri Edi Rama me narkoshtetin e tij po shndërron në beton paratë e drogës. Zjarret po bëjnë nami, 40 mijë hektarë të djegura nga zjarret në vit. Nuk ka mjete për shuarjen e tyre. Taulant Ballës i del emri te pronat në Kolonjë dhe Librazhd, me shkatërrim të pyjeve për qëllime personale. Mafia i ka pushtuar, pyjet dhe kullotat përbëjnë emergjencë kombëtare. Pretendojnë se kanë mbjellë 1 mln pemë, por në fakt kanë prerë mijëra të tilla”, u shpreh ai mes të tjerash.

Berisha theksoi se ‘Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit’.

Ai iu kthye kohës së qeverisjes së PD, ku nënvizoi 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe që tani “korrupsioni i ka kyçur”.

Bashkitë nuk i vënë në funksion. Nuk paguajnë energjinë për funksionimin e tyre. Dhe flasin për perla, flasin për Maldive, flasin për të gjitha këto në një kohë kur ato janë brigjet më të ndotura në Europë”, tha ai.

Berisha tha se fushat apo kodrat që mund të mbilleshin me bimë medicinale, i rrëzoi krimi dhe droga me narkoshtetin.

“Bimët aromatike dhe ato eterovajore, bimët medicinale, të cilat janë një pasuri e madhe në të katër anët e vendit, nga Çajupi në Jezercë dhe kufi me Plavën, por ato i rrëzoi përdhe droga. Nuk e kam fjalën vetëm për plantacionet e kanabisit, por e kam fjalën narkoeuro. Ata nuk eksportojnë më. Me rënien 30 e sa përqind të euros, ata nuk kanë më asnjë fitim. Morën 10 milionë, u abonuan në satelit se gjoja do shohim zjarret, se nuk i shihnin dot pa satelit”, tha ai.

Next Post
Rama e lajmëroi të shtunën, zbulohet anija korvetë italiane që do marrë Flota Detare e Shqipërisë

Rama e lajmëroi të shtunën, zbulohet anija korvetë italiane që do marrë Flota Detare e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In