Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në një takim me demokratët e Fierit ndërsa ish kryeministri Sali Berisha me demokratët në Shkodër.
Të dy mbajtën fjalim e në të cilat kishte akuza të ndërsjellta ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë muajt e fundit. Ndërsa ajo që ishte interesante ishte fakti se të dy mbyllën takimin në të njëjtën kohë.
Në fjalimet e tyre gjithashtu kishte diçka të përbashkët, pasi të dy bënë paralajmërimin se këto takime ishin vetëm takime hapëse dhe se do të kishte shumë të tjera me demokratët në rrethe të ndryshme të vendit.
/b.h