• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dhe 24 orë në ‘liri’, avokati: Kërkesa e tretë për përjashtimin e gjyqtares, qesharake! Haklaj: Vetëm në Afrikë protestohet kundër drejtësisë

by Java News
27/12/2023 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të tretën herë kërkohet perjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i Sali Berishës për aferën Partizani, me pretendimin e konflikt të interesit, pavarësisht se e njëjta kërkesë është rrëzuar në dy herët e para.

Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live” në Report TV e cilësoi këtë kërkesë të Berishës qesharake, duke theksuar se ndaj tij ka akuzë konkrete.

“Gjykata për një proces të rregullt është e detyruar të dëgjojë kërkesat e palëve. Në rastin konkret avokatët e Berishës kanë zgjedhur rrugën që me këto artificet procedurale ta shtyjnë. Por shtyrja mbaron sepse ka një kufi. Kishin në dorë të kërkonin përjashtimin e gjyqtares duke kërkuar shkaqet”.

“Berisha në 96 urdhëroi lirimin nga detyra të  Gjokës. Gjithsesi janë vendime kolegjiale, ai ka qenë si kryetar shteti dhe jo si person nga familja e Saliut. Saliu e kishte si atribut të vetes së tij.  Ajo zonjë tani po gjykon Berishën dhe jo presidentin apo ish presidentin apo ish kryetarin e KLD. S’ka lidhje kjo. Mbi Berishën ka akuzë konkrete që i është bërë si person nën hetim. Dyshimi është i arsyeshëm.

Këta kërkojnë përjashtimin e saj dhe gjyqtarja tjetër ka shkaqe për tu përjashtuar apo nuk ka. Ajo gjyqtare e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sot vendosi dhe tha nuk ka konflikt interesi dhe kjo po vazhdon gjykimin. Ata në këtë moment kërkojnë përjashtimin e saj. S’mund ta përsërisësh këtë kërkesë kur nuk ke shkaqe”.

Në kohën e monizmit ishte njëri që rrinte shumë në tualet në kohën e ushtrisë duke menduar se do kalojë më shpejt. Nesër jam i bindur që do vendoset masa për të”, tha Beqiri për gazetarin Arbër Hitaj.

E njëjta kërkesë për të tretën herë sipas avokatit Arbër Hoxha është bërë me qëllim për të shtyrë procesin gjyqësor. Sipas tij edhe herën e dytë kërkesa për përjashtimin e Gjokës nuk duhej të gjykohej.

“Kjo është hera e tretë që bëhet kërkesa për përjashtimin e Gjokës. Kërkesa është rrëzuar dhe për të njëjtat shkaqe ligjore kanë bërë kërkesën e dytë ditën e djeshme që u shty për sot dhe që është rrëzuar. Madje kanë bërë kërkesën e tretë. Edhe kërkesa e dytë ishte e tepruar, s’mund të ngrihej dhe gjykohej megjithatë gjykata për të qenë sa më e drejtë ka vendosur të shpallë vendimmarrjen e saj. Nesër do ketë shpallje të vendimit të gjykatës. Për t’i kthyer përgjigje pyetjes tuaj, kërkesa është në dekadencë dhe shërben për të shtyrë procesin gjyqësor.”

A do kemi nesër një vendim të Gjykatës apo mund të përdoret taktikë tjetër avokatët për ta shtyrë sërish procesin?

“Taktika e vetme që ka mbetur është që ti bjerë të fikët dhe të sjellin ambulancën. Vendimi mund të shpallet dhe në mungesë të palëve”, tha Hoxha.

Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj shprehet i bindur se nesër gjykata do të shpallë një vendim pavarësisht manovrave të avokatëve të Berishës.

“Gjykata nesër shpall  vendimin, konkluzionet janë bërë avokatët kanë ngritur të gjitha pretendimet. Gjykata ka deklaruar se nesër në orën kaq do shpallë votën. Vetëm në Afrikë ka protesta kundër drejtësisë. Skenat e sotme kanë qenë të turpshme. Një ekran i ndarë në dysh në njërën anë fliste Shkëlzeni në anën tjetër Berisha që i bënte presion drejtësisë.”

Vendimi i GJKKO nëse do të pranojë apo jo kërkesën e SPAK për masë arresti shtëpie ndaj Sali Berishës, në hetim për aferën “Partizani pritej sot por u shty për nesër pasi avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. SPAK kërkon që Berisha të ruhet edhe me polic te dera e të ketë komunikim vetëm me familjarët që jetojnë me të./m.j

Next Post
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

"Familjarët e viktimave të 'Gërdecit'...."/ Minxhozi: Berishën e kanë braktisur shqiptarët. Ka bërë një figurë të turpshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

“Central fotovoltaik në Kavajë”, cilat janë vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

January 28, 2026
Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

January 28, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit Salianji

January 28, 2026
Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

January 28, 2026
Paralajmërimi/ Kujdes merrni masat në orën 19:00! I gjithë vendi përfshihet nga moti i keq

Rikthehen reshjet/ MM: Të rritet vëmendja dhe gatishmëria nga strukturat e Mbrojtjes Civile

January 28, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’

January 28, 2026
Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

January 28, 2026
“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

January 28, 2026
Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

January 28, 2026
Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In