• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Berisha dha urdhër për të qëlluar në 21 janar”, Mahmutaj: Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e ish-kryeministrit

by Java News
13/03/2024 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për çështjen e 21 Janarit që tashmë do të hetohet nga SPAK. Mahmutaj shtoi se për zbardhjen e plotë të ngjarjen janë të gjitha provat, por duhet vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj.

Gjithashtu ai shtoi se gardisti Ndrea Prendi është dhunuar, ndërsa ritheksoi se urdhri për të qëlluar mbi protestuesit është dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“21 janari” mbetet ngjarja e rëndë që tronditi vendin tonë, më 21 janar të 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

“Në 21 janar mbi protestues në dijeni time kanë qëlluar dy persona, gardisti, dhe nga tarraca e kryeministrit shefi i sigurisë së Berishës. Nëse SPAK do të dojë ka për t’i zbardhur ato çështje, Dy personat që kanë qëlluar janë të fiksuar nga kamerat e dhjetëra televizioneve. Basha e ka fatkeqësisht atë akuzë, imagjino që Basha të mos përcillte urdhrat e Berishës. E kam thënë më parë pasi i kërkuan që t’i jepte urdhër gardës për të qëlluar mbi njerëz. Sali Berisha ia kërkoi.

Ndrea Prendi ka dorëzuar armën kur është futur në zyrë. Armën e tij e ka marrë më pas e kanë dhunuar. Ndrea Prendin për ta detyruar që të jepte urdhër e kanë rrahur. Bashkëpunëtorë të drejtësisë, ka pasur disa raste të tjera. Një nga ato është rasti i Gërdecit. Por Ndrea Prendi jo të pendohej por thjesht duhet të rrëfente ato që kanë ndodhur.

Vetëm dëshmitë dhe provat do të mjaftonin për të çuar në burg Berishën, Ndrea Prendin dhe Lulzim Bashës si përcjellës të Berishës. Do të ishte në nderin e tyre që Prendi dhe Basha të deklaroni vetëm atë që kanë parë, por askush nga ata nuk ka për ta bërë. Kam lexuar që është gjetur një kopje e pamjeve nga serverat e kryeministrisë, por duhet vetëm që SPAK të bëjë detyrën pasi realisht janë provat”, ka thënë më tej gazetari./m.j

Next Post
Kara: Gati arresti për Metën, si do ia sekuestrojnë të gjithë pasurinë. Ja dosja tjetër që do shpërthejë në SPAK, do tronditë familjen “Berisha”

Denoncoi aferën, Kara: SPAK të mos e mbajë peng çështjen CEZ-DIA, Meta simboli i politikës së korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

February 22, 2026
Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In