• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha devijoi nga procedura për firmat”, Çollaku: 18 Dhjetori, mundësia e fundit që PD të mos ndahet

by A R
15/12/2021 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka zbuluar se ka qenë pro Kuvendit Kombëtar të 18 Dhjetorit në mbledhjen e kryesisë së partisë, për t’iu përgjigjur interesit të demokratëve. Ai u shpreh në Publikisht në RTSH se ka menduar se duke i dhënë përgjigje delegatëve që kërkonin të mblidhej Kuvendi, do arrinin të bënin bashkë demokratët.
“Filloi vala e mbledhjes së firmave nga Berisha dhe njerëzit e tij. Në fillim e bënë si referendum dhe pastaj rrugës ndryshoi. Në mbledhjen e kryesisë debati ishte nëse mbahet Kuvend apo nuk mbahet Kuvend. Kuvend do mbahej sepse statuti e thotë që ¼ mbledh kuvendin. Një pjesë thonin çfarë bëri ky me kuvendin. Kam votuar që të mbahet kuvendi sepse mendoja se duke i dhënë përgjigje asaj kërkese Kuvendin, kishim gjetur një mënyrë për të bashkuar palët. Kur kemi kërkuar firmat, firmat nuk janë dorëzuar. Mbaheshin në zyrën  e Palokës”, deklaroi ai.
Sipas tij devijimi nga procedura e rregullt tregon ose se demokratët e Berishës nuk i kanë firmat e mjaftueshme për të mbledhur Kuvendin, ose kanë qëllim për të krijuar strukturë paralele pa përmbushur qëllimin e atyre që kanë firmosur.

“Kuvendi erdhi si reagim i kryesisë. Në përgjigje të kërkesë së firmave erdhi përgjigja nga kryesia. Statuti kërkon që të verifikohen firmat. Pse u devijua? Devijimi ndodhi i qëllimshëm. Kur u kërkua depozitimi i firmave thanë se firmat nuk dorëzohen. Ose nuk kanë firmën, ose nuk kanë asnjë interes të përmbushin firmat e atyre që kanë firmosur ose për të krijuar një parti dhe strukturë paralele. Ka një moment për të provuar kush është shumica. Në datën 18 delegatët e Kuvendit të Berishës mund të vijnë”, shprehet Çollaku.

Lidhur me Kuvendin e datës 18 Dhjetor, ai thotë se kjo është e vetmja mundësi që Partia Demokratike të mos ndahet pa krijuar struktura paralele, ndërsa shton se më pas duhet të ketë korrigjime të PD dhe reflektim për këtë që po ndodh.

“Janë duke u dhënë dora e fundit. Kuvendi pritet të jetë masiv. Mendoj që është mundësi e mirë dhe mbase është mundësia e fundit që PD të mos ndahet. Ata delegatë që kanë firmosur ndershëm për datën 11, kanë një mundësi të vijnë në datën 18. Nëse vazhdojmë me struktura paralele, mjerisht mund të shkojmë drejt ndarjes. Duhet të ketë korrigjime të PD dhe reflektim për këtë që po ndodh. Unë nuk vij në këtë pozicion si tifoz. Jam i bindur për atë që po ndodh. Nuk ka lidhje me drejtimin e Bashës. Ajo që është tabu për mua është aksi pro perëndimor i Partisë Demokratike,  shprehet ai.

/a.r

Next Post
Shkon në Jarinjë dhe kthehet sërish prapa/ Kosova i ndalon hyrjen Petkoviç: Kurti po shkel marrëveshjet në Bruksel

Shkon në Jarinjë dhe kthehet sërish prapa/ Kosova i ndalon hyrjen Petkoviç: Kurti po shkel marrëveshjet në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In