• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dënon sulmin terrorist në Kosovë: Skenar i Beogradit për të penguar serbet të marrin pjesë në zgjedhje

by S T
30/11/2024 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ka dënuar sulmin në Zubin-Potok në veri të Kosovës. Sipas tij, të tilla akte kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në zgjedhje.

Berisha:  Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore.

Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.

Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.

Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit.

Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës.

Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan., po në interesa të tij.

Next Post
Sulmi terrorist, arrestohen disa persona në veri të Kosovës/ Kurti: Kriminelët do përballen me drejtësinë

Sulmi terrorist, arrestohen disa persona në veri të Kosovës/ Kurti: Kriminelët do përballen me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In