• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Berisha dënon rrahjen e Ilnicës dhe akuzon zëdhënësen e FSHF si magjistare bastesh

by Java News
10/05/2016 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka kushtuar statusin e radhës në Facebook dhunës që ka mbërthyer futbollin shqiptar në ditët e fundit, kulmuar me rrahjen e gazetarit të TeleSportit, Eduard Ilnica, nga presidenti i Kastriotit, Alban Vogli. Berisha e ka quajtur këtë të fundit mik të Shullazit. Por Berisha ka bërë edhe një sulm të papritur kundër zëdhënëses së shtypit në FSHF, Jona Dervishi, të cilën e ka quajtur ndrikull dhe magjistarja e basteve.

“Edvin Shullazi, Olsi dhe dhe ndrikull Jona zhyten futbollin shqiptar ne mafien e zeze!

Masakrohet ne mes te Tiranes nga miku i Edvin Shullazit, gazetari Eduart Ilnica.

Te dashur miq, java qe kaloi ishte java e pergjakjes, dhunes, masakrimit nga mafia e zeze e Edvin Shullazit, Olsit dhe ndrikull Jones, magjistares se basteve dhe rezultateve qe na qeteson se ku do fitojme. Kete jave, arenat e futbollit u shnderruan ne arenat e perleshjeve fizike, shitjes dhe blerejs se ndeshjeve nga horra dhe trafikante te veshur me imunitet, siç ishte rasti i Balles ne ndeshjen me Butrinitin, felliqesine e te cilit, futbollistet e Butrinitit treguan me top dhe gisht.

Perleshje dhe pergjakje te egra ne Tirane, Pogradec, Peshkopi, rrahje trajnjeresh ne Durres. Pra ne nje jave ne Shqiperine kanabiste te Edvin Shullazit pati perleshje dhe skandale ne futboll me shume se ne Europe, Azi dhe Oqeani te marra se bashku.

Kjo situate dramatike ne arenat tona te futbollit kulmoi me masakrimin e gazetarit te njohur sportiv Eduart Ilnica ne nje lokal te Tirane nga miku direkt i Edvin Shullazit, Alban Vogli.

Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen e eger te ushtruar ndaj gazetarit Ilnica nga kriminelet e pushtetit, i bej thirrje prokurorise te veproje me urgjence dhe me te gjithe rreptesine e ligjit, kunder mafies shteterore qe po zhyt futbollin ne nje katastrofe te vertet! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

D.i.

Next Post

Vrasja në Durrës e Shalës, reagon i ati: Po hidhet baltë ndaj nesh, gruaja: Ja çfarë folëm në celular

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In