Sali Berisha ndaloi para gazetarëve poshtë banesës së tij, pak çaste para se të nisej për në SPAK.
Në një deklaratë të shkurtër, Berisha u shpreh: “Jam më i motivuar se kurrë për fitore. Trillim fund e krye. Është një vendim politik i Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do t’ia djegim”.
Kur u pyet nëse PD ka kandidat rezervë për kryeministër nëse gjërat shkojnë keq, Berisha u përgjigj: “Këtë do Edi Rama. Por, nuk do mund t’ia caktojë dot kurrë kandidatin, as kryetarin kësaj partie. Sot, jemi forca politike më sovrane”.
Në SPAK, aty ku pritet t’i komunikohet akuza, janë grumbulluar dhjetëra simpatizantë të Sali Berishës.
/a.r