• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha debat me Ramën?

by Artur Ajazi
13/01/2025 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Dy ditë më parë nga Lezha, Sali Berisha deklaroi se “e pres në debat publik Edi Ramën, nëse ja mban”. Vetëm kaq do të mjaftonte, që kryeministri vendit Edi Rama,  ti thoshte “JO” një debati me një ish-kryeminister që u largua me mbi 1 milion vota nga shqiptaret, nga skandalet dhe fajet e rënda që kishte dhe ka mbi supe. Të mendosh dhe vendosësh të bësh një debat publik me ish-kryemintrin e shpallur nga SHBA  dhe Anglia “non-grata”, apo me kryetarin e një partie në ikje e sipër, do të thotë ka ulësh “stekën” në tokë. Dhe nuk ja vlen.

Debati publik  gjithmonë është i shëndetshëm, kur ai bëhet mes dy politikanëve të pranueshëm, që shpalosin mes tyre programe dhe alternativa  qeverisëse, por jo kur njëra palë gjendet nën hetim dhe gjykim nga drejtësia. Berisha (dhe berishët) kërkon të krahasojë vehten me rastin Trump. Asnjë lidhje nuk shoh mes tyre, aq më keq kur thotë se “unë do të triumfoj si Trump, ai president i SHBA, dhe unë kryeministër i Shqiperisë”. Të bësh lidhje mes fatit politik të Trump, dhe  fartit politik të Berishës, është qesharake, minore, dhe idioteske.

Ata që çdo ditë ekraneve na mbajnë recitime të tilla, thjesht bajatosin dhe diskreditojnë vehten, për një grusht parash. Debati publik mes Berishës dhe Ramës, do të ishte fundi i sigurtë i Partisë Demokratike, pasi fati i Berishës dihet.

Të debatosh me kryeministrin e rrugëve, qyteteve, fshatrave, autostradave, investimeve, me kryeministrin e integrimit dhe nxjerrjes së vendit nga moçali  30 vjeçar, të debatosh me njeriun që ka renditur Shqipërinë në 10 destinacionet më të vizitueshme nga turistët në botë, duke patur dyert e BE të hapura për çdo sygjerim, kërkesë apo ankesë, me njeriun që ka “çelnikosur” marrëdhëniet me SHBA, do të thotë të jesh i rroitur. E ç’debat mund të bëjë Berisha me Ramës?

Mbi çfarë  temash do të flasin ata, për të shkuarën, apo për të ardhmen ? Natyrisht  Berisha do të shkojë në debat me dosjet e Belindit, por ky pastaj nuk është debat. Një përballje mes dy politikanëve që pretendojnë pushtetin, duhet të fokusohet jo në tema prokurorësh dhe gjyqtarësh, apo në molloisje kafanesh. Ato janë punët e drejtësisë. Në debate të tilla, bëhen bilancet e punëve të kryera dhe të pakryera, e premtimeve të mbajtura dhe të pambajtura, duke mos harruar vlerësimet e sondazheve nga populli. Edi Rama, ka me çfarë të mburret, megjithëse ai nuk e ka bërë kurrë këtë, por Berisha me çfarë do të krenohet?

Me shkatërrimin e partisë, ekonomisë, me largimet e demokratëve nga partia, me shkatërrimet  dhe zjarrin mbi institucionet, me ulurimat e protestuesve mes Tiranës dhe molotovët, apo me thirrjet  ndaj BE “mos hapni negociatat me Shqipërinë”.

Natyrisht, askush nuk i dëgjon as thirrjet dhe as sharjet e liderit historik, apo dhe shtabit të tij ushtarak. Por e vërteta është se, debate të tilla janë “oksigjeni” i fushatave elektorale, por ku ja vlen, dhe kur e di se, gjithçka do të transmetojë tek qytetari respektin, dhe vlerësimin për votën e tij.

Next Post
Kishte paditur për shpifje Berishën, pushohet çështja e nisur nga avokatja Teodoresku

Kishte paditur për shpifje Berishën, pushohet çështja e nisur nga avokatja Teodoresku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In