• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berisha braktisi takimin në Presidencë nga frika e bombardimit me MIG-ët e Kuçovës’/ Ceka: Po neve na la këtu për të vdekur

by Java News
14/01/2021 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri Neritan Ceka ka bërë mbrëmjen e djeshme një rrëfim ndryshe në emisionin ‘Opinion’. Ai kujtoi ndër të tjera edhe takimin e vështirë të 1997-s me Presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. Ndonëse ishin kundërshtarë të fortë politikë, Ceka e kujton kështu bisedën me të:

“Mu drejtua, siç e ka, Neritan, Preç ju kam sulmue, por e kam bërë për lojë politike. I thashë ore doktor, i lemë këto hyrje sepse po na ikën vendi, nuk kam hall tjetër. Unë nuk e kam ndërmend të iki nga Shqipëria prandaj hajde të gjejmë një zgjidhje si do dalim. Tha mirë.

U ulëm dhe biseduam. I thashë pa zgjedhje të parakohshme nuk ka rrugëdalje, do bëjmë zgjedhje të parakohshme, të vijë një qeveri tjetër dhe gjejmë një rrugëdalje, sepse vetvetiu ulen tensionet. 4 ditë përpara ai ishte rizgjedhur president. Tha mirë…”, tregon ndër të tjera Ceka.

Ai kujton më tej se marrëveshja mes partive politike u arrit pas disa ditësh. Ceka tregon gjithashtu edhe për momentin kur i dha dorën Berishës para kamerës, por kjo nuk u dokumentua kurrë sepse nuk kishte kasetë.

“Ka një moment historik që unë i kam dhënë dorën, përpara kameras, por për fat kamera nuk kishte më kasetë… dhe nuk e filmoi momentin që unë i dhashë dorën dhe thashë Doktor hajde të bëjmë Shqipërinë”, rrëfeu Ceka.

Një moment tjetër që rrëfen ish ministri i rendit Neritan Ceka ka qënë ai kur ish Presidenti Sali Berisha braktisi takimin në Presidencë nga frika e bombardimit të “rebelëve të Jugut”!

“Në një moment që ishim në takim, Sali Berisha kërkoi leje për t’u larguar për një moment. U vonua shumë, gati një orë dhe ne pyetëm se “përse u largua Saliu dhe po vonohet kaq shumë”.

Një nga njerëzit aty tha se kishte dalë lajmi se rebelët kishin marrë aeroportin e Kuçovës dhe kishin vënë në punë avionët për të bombarduar Presidencën.

Ndaj iku Beriusha. ‘Po neve na la këtu për të vdekur?’, u thashë të pranishmëve”, kujton Ceka kohën e marsit 1997, kur po negociohej për të arritur marrëveshjen për daljen nga kriza.

g.kosovari

Next Post
Stuhia “Filomena” mbërrin sot në Shqipëri/ Sinoptikania: Çfarë pritet të ndodhë dhe sa gradë nën zero shkojnë temperaturat

Stuhia “Filomena” mbërrin sot në Shqipëri/ Sinoptikania: Çfarë pritet të ndodhë dhe sa gradë nën zero shkojnë temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In