Sali Berisha sërish ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që të futet online në Facebook, dhe duke shmangur faktin se kryeparlamentarja Lindita Nikolla i mbyllur mikrofonin.
‘Ky Parlament është shndërruar në një dhunues amoral i Kushtetutës e ligjeve të vendit., për shkak të një personi që ka inkriminuar vendin që funksionon në kundërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. U mohon deputetëve të drejtën legjislative, të drejtën kushtetuese, është shndërruar në funksion të një njeriu që ka fjalor të vetëm sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat, në çdo Parlament tjetër kjo do përshëndetej kur e bën një ish kryeministër, por ju nuk guxoni se kreu juaj kryeson një organizatë kriminale, se keni të mbushur frigoriferët dhe tubat me paratë e shqiptarëve. Niko thonë edhe për ty që Rozeta të ka hyrë në shpi, po ballukja, nuk kemi detyrë vetëm kontrollin, nuk kemi asnjë tagër tjetër, shqiptarët e votuar kundër jush votuan pro nesh që t’ju kontrollojmë, ju s’bëni asgjë tjetër vetëm na bllokoni kontrollit. Thuaji Ramës se kjo nuk do tolerohet, nuk do vijojë kjo praktikë. ju e dini se ai ka firmosur si të jetë kreu i një organizate kriminale. Ka udhëtuar më shumë se çdo sheik me avion me dhomë gjumi. Kërkoj nga ju, rregullat themelore të Parlamentit të mos i shkelësh. Nuk do merrem me ty, je një zonjë ti e nuk më shkon mua të përdor këtë platformë, por do a kthej atij që të menaxhon ty dhe që i stis të gjitha këto.’- u shpreh Nikolla.
/e.d











