• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha bashkëbisedim në rrjetet sociale me qytetarët: Deputetë të opozitës në betejë pa kthim në Parlament

by Java News
18/11/2023 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka filluar sot në mesditë, një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, i hapur për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre,

“Sot, çështja më kryesore që unë desha të diskutoj me ju, lidhet me aktet diktatoriale të Edi Ramës, të pashembullta në 32 vite, akte me të cilat Edi Rama konfirmon publikisht vendosjen e diktaturës së bandave në Shqipëri, konfirmon veten një diktator që nuk respekton ligjet, votën, Kushtetutën, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij.
Këto nuk janë deklarata politike, por të ëvrterta dramatike, para se gjithash për çdo qytetar shqiptar.

Sot, 43 deputetë të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në parlament, për faktin më të paimagjinueshëm, sepse Edi Rama ka urdhëruar konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike, të drejta që burojnë nga vota juaj, të drejta të dhëna me Kushtetutë deputetëve, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë interesat tuaja.

Duke u mohuar deputetëve të drejtën e procesit legjislativ, të paraqitjes së ligjeve, rezolutave dhe amendamenteve, të cilat sipas Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit, duhet të ndjekin një proces normal parlamentar, ai de facto u vendos veton.

Edi Rama, jo një herë, por gjatë këtyre dy viteve, ka mohuar 8 komisione hetimore parlamentare. Këto komisione hetimore parlamentare, kanë në epiqendër të hetimit të tyre, Edi Ramën personalisht, familjarët e Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës, oligarkët e Edi Ramës.

Këto komisione synojnë të paraqesin para shqiptarëve se si Kushtetuta e vendit, thyhet, dhe se si familjarët e Edi Ramës pasurohen në kundërshtim me përcaktimet e Kushtetutës.

Në Kushtetutë, familja e ngushtë e deputetit, dhe kjo nënkupton bashkëshorten, prindërit dhe fëmijët, nuk lejohet të sigurojnë asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës, nga sektori publik qendror apo vendor.

E vërteta është se thjeshtra apo vajza e familjes së Edi Ramës, prej 7 vitesh, ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera në kundërshtim me Kushtetutën. Dhe thuhet se nuk bën as deklarimin e pasurive në ILDKP. Pra, qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën. Dhe Edi Rama nuk pranon të hetohet.”

/f.s

Next Post
Projektligji për “Gjendjen Civile”, zbulohen ndryshimet e reja për familjet dhe vendbanimet

Projektligji për “Gjendjen Civile”, zbulohen ndryshimet e reja për familjet dhe vendbanimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In