Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur takimin e radhës me demokratët kësaj here në Librazhd. Lideri historik i demokratëve tha se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka ndezur shpresë për mbështetësit e tij.
Berisha i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen dhe e akuzoi se qëndron mbyllur në seli sepse e shajnë njerëzit.
“Shqiptarët janë më të pashpresë, sepse opozita nuk ndezi në 8 vite dritën e shpresës në zemrat e tyre. Kryetari i saj u dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij. Ma hap i kishte thënë një ditë këtë derë se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore. Ik mor mjeran jep dorëheqjen se ne jemi parti e dinjitetit njerëzor. Ne jemi parti e idealeve më të larta njerëzore. S’ke punë me ne ti, ik dhe ik sa më shpejt”, tha Berisha.
/b.h