Pëllumb Matraku nuk do të jetë më roje e godinës së Partisë Demokratike pas 24 vitesh. Ai e ka komunikuar vendimin e tij dy ditë më parë në Facebook.
Teksa Partia Demokratike është përfshirë në krizë totale, Matraku u kërkon palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ai shprehet i lumtur që ka punuar këto vite me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin aktual të PD-së Lulzim Basha.
POSTIMI I PËLLUMB MATRAKUT:
Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën.
Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës.
Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve./m.j