• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha autoritar, Rama aventurier i pandreqshëm”, dallimet e tyre sipas Nard Ndokës

by A R
14/12/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokristiane, një nga politikanët më të vjetër shqiptarë dhe ndoshta shumë të dashur për figurën e tij, Nard Ndoka ka qenë sot i pranishëm në emisionin e mëngjesit në News24, “Vila24” ku ka folur për karrierën e tij, bashkëpunimin me ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Përballë gazetaren Androniki Kolka dhe disa studentëve të ekselencës, duke krahasuar Berishën me Ramën, Ndoka tha se janë dy prerje të ndryshme, ndërsa kryeministrin aktual e cilësoi ‘një aventurier të pandreqshëm’ dhe sipas tij një ‘model i dështuar’.

Je penduar që je futur në politikë?
Ka raste që përballesh me vështirësi. Politika ka të papriturat e veta. Është e mbushur me intriga, me klane. Por kjo më ka bërë më të fortë, nuk kam pasur pendesë.

Çfarë ju bën ju të suksesshëm?
Politikani ka një njësi matjeje që është vota. Janë zgjedhjet, janë se si ti përballesh dhe mbështetesh nga votuesit tuaj. Është e vetmja njësi që e mat një politikan, aq më tepër me atë rrugë të vështirë që kam pasur në politikë. Ka politikanë që futen rastësisht dhe dalin, apo për interesa klanesh. Unë jam zgjedhur edhe si kandidat i pavarur dhe kam fituar 72% përballë 11 kandidatëve dhe kjo të jep forcë dhe energji.

Ju jeni aktualisht në opozitë apo maxhorancë?
Në shumicën e karrierës sime politike kam qenë në opozitë. Vitet e fundit unë kam qenë në opozitë.

Në 2013 ju ishit me koalicionin e majtë ASHE?
Në 2013 ishte një periudhë kohe kur marrëdhëniet me PD u agresuan dhe unë kalova në opozitë. Pozicionet politike, kodi zgjedhor t’i detyron koalicionet.

Kush është më i mirë si kryeministër Basha apo Rama?
Unë kam provuar Berishën dhe Ramën.

Si i vlerësoni?
Unë vlerësoj shumë zotin Berisha, si qytetar dhe si politikan. E njoh shumë më tepër zotin Rama. Kam shumë më tepër miqësi me zotin Rama, ndërsa bashkëpunimin politik e kam pasur më shumë me zotin Berisha. Janë dy prerje që s’mund të krahasohen Zoti Rama një model krejt tjetër, ndoshta i papërshtatshëm me mjedisin shqiptar. Një futurist, aventurier i pandreqshëm. Është një model e stil krejt tjetër. E mendoj një model i dështuar.

Por i votuar?
Padyshim i votuar. Por 1 milion vota është një shumicë.

Cilën parti shihni fituese në zgjedhjet e ardhshme?
Është herët për një përcaktim të tillë. Shoh një maxhorancë që nuk i realizoi premtimet e veta. Jam politikan që mendoj se vendi ka gjithmonë nevojë për rotacion. Kemi një klasë politike të papjekur.

Si e vlerësoni ecurinë e PD nën drejtimin e Bashës?
Është një model tjetër në politikë. Një prerje perëndimore. Një risi që futet në politikën shqiptare. S’ka lidhje me Berishën. PD e mësuar me figurën autoritare të zotit Berisha dhe ndryshimi i stilit, hapja e bën disi problematike partinë edhe në sytë e qytetarëve. Por mendoj se kjo gjë ka ndryshuar.

Keni bërë dhe deklarata kundër topallit? Kush mendoni se është modeli më i mirë në politikë?
Ne nuk kemi një model politikani në Shqipëri që ta marrim si shembull. Kjo ka një kosto në politikë. Janë disa politikanë që nuk i përtypin këto kritika. Ne përpiqemi që ti ngjajmë modeleve europiane. Gjithsecili ka avantazhet e veta. Dhe Ramën që në fillim e kam mbështetur në shumë nisma reformuese, pavarësisht se jam pjesë e opozitës. Deklarata e Ramës për Trump ishte e shpejtuar. Kam zhvilluar edhe një vizitë në SHBA ku pata rastin që të takoj dhe Donald Trump. Madje kam dhe një dhuratë nga Trump..disa butona me emrin e tij. Ai akoma nuk është një model, pasi akoma nuk ka nisur detyrën. Ai është një republikan i ashpër. Ne jemi një vend i vogël për të pasur një qëndrim të tillë ndaj SHBA-ve.

A e keni shkelur ndonjëherë ‘vijën e kuqe’?
Nuk e kam shkelur në asnjë rast vijën e kuqe. Njeriu gabon, por me vetëdije asnjëherë. Nuk kam vërejtur gjëra të tilla.

Na e shpjegoni pak se si ishte ajo puna e batutës “Gjerat pozitive janë më të mira se ajo negative”?
Kjo është me të vërtetë dhe slogan politik. Unë e huazova këtë thënie, e kishte përdorur një grup rinor në Londër. Çdo njeri përballet me një thënie të tilla. Ai ishte slogani që kishte pasur mbi 80 për qind të qytetarëve. Rama është një politikan që rend për ti kapur këto gjëra. Ato u bënë xheloz se si një parti e vogël të gjejë një slogan të madh. E nisën e përdorën, duke nisur nga mediat.

Si është ndjesia e të qenit gjysh?
Është ndjesi krejt ndryshe. Unë jam martuar i ri. Nuk e kam shijuar aq sa duhet fëmijët e mi, pasi kam qenë si një adoleshent i vonuar vonë. Ndërsa sot po.

Next Post
VIDEO/ “A keni turp për krimet në Aleppo…”, ambasadorja amerikane në OKB sulmon Rusinë

VIDEO/ "A keni turp për krimet në Aleppo...", ambasadorja amerikane në OKB sulmon Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com