• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, asnjë shenjë për dorëheqje: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë

by A R
23/05/2025 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të denoncojë atë që ai e quan farsë elektorale. Në një deklaratë për mediat të premten, ai tha se selia blu është e vendosur ta luftojë dhe se misioni i tij personalisht do të mbarojë ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë.

“Këto zgjedhje të gjitha partitë simotra tonat i quajtën farsë 10 ditë para se të zhvillohen. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është një betejë që mbyllet me sukses ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë. Me këtë narkoshtet shqiptarët kurrë, pa u çliruar prej tij nuk mund të votojnë të lirë. Lufta e madhe fiton pas kësaj farse. Nuk duhet të flasim për zgjedhje më, duhet të flasim për farsë elektorale”, tha Berisha.

Ai akuzoi se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela dhe Vangjush Dako kanë zhvilluar takime me njëri-tjetrin gjatë zgjedhjeve. Sipas Berishës, vetëm 4 kandidatë të mbështetur nga ta kanë mbledhur 80 mijë vota për Partinë Socialiste.

“Vetëm tre nga këta kandidatë, ose katër kanë 80 mijë vota të regjistruara. Kampione, kampion, është natyrisht Sara Mile. Kampion është Arkend Balla, kampion është Ani Dyrmishi, kampion është “Blendi Xhabafti”. Këta të katërt eksponentë bëjnë rreth 80 mijë vota. Këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur bandat”, u shpreh Berisha.

Akuza hodhi edhe ndaj kandidates së Fierit, Zegjine Çaushi.

“Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë? Kishin porosi që duhej të futej në parlament. Ishte Sara Mile e Fierit. Para jush dua t’u them shqiptarëve se kjo farsë është një fatkeqësi e madhe kombëtare, por ka një rrugëdalje, qëndresën e tyre”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati theksoi se kjo farsë dallon nga të tjerat pasi “është e vetmja që është dënuar para se të zhvillohet”.

“Lufta kundër kësaj farse vazhdon me të gjithë forcën dhe përpjekjen”, theksoi ai.

Berisha u shpreh edhe njëherë se zgjedhjet nuk mund të njihet dhe se rruga e vetme janë “zgjedhje të lira dhe qeveri teknike”.

“Me Ramën ka vetëm farsë dhe nuk ka zgjedhje”, tha ai.

Next Post
“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

"Jemi të përgatitur!" Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    A Jeni te marre,a bani vete,ku jepe dorheqjen monstra,ka nji zgjidhje,te largohen nga partia e tije bolshevike,ata qe jane me te vertete demokrate.Te formojne partine demokratike,drejtues i saje te DR Alimehmeti.Shikojeni progresin e PD se vertete,nendrejtimin e DR Alimehmetit,djale pa vese i paster,shume i qete i zgjuar.Menjihere shkojne vete brezi ri,ne kyte parti,per te ardhmen e vendit,e demokracise se vertete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In