• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘armatos’ të rinjtë me molotovë në protesta? Sociologu: Janë viktima, organizatorët të mbajnë përgjegjësi!

by El Be
17/02/2026 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdorimi i fëmijëve në protesta politike siç ndodh rëndom në tubimet e Sali Berishës i cili i ‘armatos’ ata me molotovë për t’i hedhur kundër policisë është një fenomen i papranueshëm dhe i rrezikshëm sipas sociologut Gëzim Tushi.

Gjatë një interviste me Marsela Karapancon në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report TV, Tushi tha se të miturit që dalin në vijën e pare të protestave, madje edhe përfshihen në akte të dhunshme me molotovë, janë viktima dhe të instrumentalizuar nga politika. Sipas tij, ata nxiten nga klima e ashpër politike dhe nga familja, ndërsa përgjegjësia duhet të bjerë mbi politikanët që i përfshijnë, jo mbi të miturit.

“ Gjëja më e rëndë është përdorimi i  fëmijëve në protesta apo veprimtari politike.   Ata 7-8 djem që ishin në protestën e Berishës, mund të kenë bërë veprime të dënueshme, por ata janë viktima dhe janë të përdorur.  Adoleshenti është në moshën e guximit dhe aventurës por ai bën gjëra kur nxitet. Ata janë qenie të instrumentalizuara nga politika. Në vend që policia të marrë të miturit, duhet të marrë ata politikanë që i morën me vete në protestë. Ata fëmijë nuk ranë nga qielli, sidomos kur përdornin molotov. Agresiviteti i tyre është i nxitur ose nga familja ose nga partitë politike. Ne kemi 35 vjet që kemi një politikë të ashpër, të drunjtë që përdor çdo mjet.. Grindjet, dhuna, maskilizmi në politikë, gjuha e përdorur, të gjitha këto injektohen në shoqëri. Ata deputetët bëjnë teatër, por në jetën e përditshme dhuna është e vërtetë. Politika ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë morale dhe penale.  Nuk janë fëmijët fajtorë, janë viktima”, tha ai.

Në këndvështrimin e sociologut përfshirja e të miturve në aktivitete politike si “lëndë e parë militante” është një nga deformimet më të rënda të tranzicionit. Dhe sipas tij, kjo tregon se politika shqiptare po ndikon thellë në formimin social dhe moral të rinisë.

Pas protestës së dhunshme të 10 shkurtit të Sali Berishës u ndaluan shtatë të mitur, të akuzuar për hedhje molotovësh, gurësh dhe fishekzjarrësh ndaj policisë, ku mbetën të lënduar 16 efektivë. Gjykata vendosi “detyrim paraqitjeje” dhe ata do të paraqiten një herë në muaj në Prokurori.

Next Post
83 armë zjarri të sekuestruara në dy muaj, alarm për trafikimin nga Kosova

83 armë zjarri të sekuestruara në dy muaj, alarm për trafikimin nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

February 17, 2026
Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

February 17, 2026
Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

February 17, 2026
Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

February 17, 2026
Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In