• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha, arkivol që po përgatitet demokratëve”/ “Kaubojsi” Ndocaj: Duhet të jetë në burg, pasuroi familjen dhe dhëndrin!

by S T
14/03/2025 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha i shërben interesave antishqiptare prej më shumë se tre dekadash dhe është i lidhur ngushtësisht me to. Për të prevalon interesi personal sesa ai kombëtar dhe qytetar.

Kështu shprehet Eduart Ndocaj, ‘kaubojsi’ ish-deputet demokristian dhe aleat i PS, aktualisht kandidat për Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës në qarkun e Lezhës.

Në një lidhje nga Italia me “Studio Live” të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv, ish-ligjvënësi shpjegoi pse është rreshtuar kundër dy partive të mëdha, madje edhe asaj që dikur ishte pjesë e Kuvendit më 2013 si demokristian por në aleancë.

Teksa sulmon Berishën dhe Ramën për diskursin e tyre politik dhe dëmet ndaj vendit në kaq vite, Ndocaj thekson se ata janë një e keqe që duhet larguar.

“Sali Berisha është një arkivol që po përgatitet demokratëve. Mjafton të shohësh ngjarjet e fundit, ku të fundit i nxori të parët në lista dhe të parët të fundit. Nga 1992 e deri më sot e ka pasur forcë politike personale dhe jo për vendin. Berisha është katapultuar nga armiqtë tanë të Shqipërisë, nga rusët, serbët dhe grekët, por ne e kemi kuptuar shumë vonë. Zgjedhjet që bëri në këtë fushatë të fundit, u votua ndryshe dhe zgjodhi emra të tjerë, sidomos në Lezhë disa miq të mi fituan bindshëm, por solli Agron Gjekmarkajn që edhe vallen nuk di me e kërcy dhe e katapultoi, duke lënë të tjerët. Ai është një person me hije dhe lidhje të forta të errëta, antikombëtar, antishqiptar. Ai e ka për interes personal jo të demokratëve apo kombit shqiptar”, tha Ndocaj për Report Tv.

Dhe duke shtuar ‘bëmat’ e ish-kryeministrit, bëri numërimin e tyre ndër vite:

“Berisha furnizoi makinë e luftës së Millosheviçit me naftë dhe ishte kundër Kosovës, madje bëri 1997, po të marrësh nekrologjinë e 21 Janarit apo Gërdecit, për të mos përmendur pastaj edhe vdekjen e dyshimtë të Sokol Olldashit”, tha ai.

Kjo deklaratë bëri që moderatori Hitaj ta pyeste përse dyshonte te rasti i Olldashit duke i vënë në dukje se po bëhej konspiracion, pasi ngjarja është cilësuar aksident.

“Unë nuk bëj konspiracione. SPAK duhet të hapë dosjen e Olldashit, dyshoj se nuk mund të ndodh aksidenti me atë shpejtësi, me atë makinë “Benz”, sepse duhet të falimentonte kompania e “Benz”, kam pasur 10 makina të tilla, madje kam bërë edhe aksident me 60 km në orë dhe kam pësuar vetëm lëndime të lehta”, shpjegon ai, teksa ngre dyshime se pas ngjarjes mund të jetë ish-kryeministri Berisha.

Ndocaj shpjegon edhe pse mendonte se Koalicioni Euroatlantik është i duhuri:

“Zoti Basha është opozita e Shqipërisë dhe jo Berisha, sepse Berisha duhet të jetë në burg bashkë me Ilir Metën. Duhet të jetë atje te 4 metrat i rrethuar me hekura, të bëhen dy bashkë. Nuk ka se si të jetë e vetmja shpresë. Edhe Edi Rama duhet të largohet, është njëlloj si Berisha”, shprehet ai.

Në fund Ndocaj kujton dhe ngre pyetjen retorike se si i bëri Berisha pasuritë apo si pasuroi dhëndrin dhe familjen, duke vendosur vektorë krahasimi me veten.

“Unë kam qindra hektarë në Lezhë dhe nuk i marr dot pronat e mia, kurse dhëndri i Berishës me pak metra përvetësoi gjithë ato prona dhe pallate. Blenë brekët e nuses 500 mijë euro, konverton qendrën ‘Partizani’, e kthyen në biznes miliona euro, ia dha dhëndrit të tij. Pse? Se ai kishte vulën dhe firmën, kurse ne nuk i kemi. Ndaj ai duhet të shkojë në burg”, përfundoi Ndocaj.

Next Post
“Berisha e do partinë për t’u mbrojtur nga SPAK”, analisti: U tall me demokratët për Primaret!

"Berisha e do partinë për t’u mbrojtur nga SPAK", analisti: U tall me demokratët për Primaret!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In